BREAKING NEWS

Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21 Janarit dhe komunikon vendimin e rëndësishëm (VIDEO-LIVE)

Me sytë e përlotur, kryeministri Rama përkujton 4 viktimat e 21
x

Aktualitet

Ja momenti kur arrestohet vrasësi që ishte në kërkim për masakrën e Lushnjes dhe atentatin ndaj nipit të Aldo Bares, i drejtoi armën efektivit të Shqiponjave (FOTO)

Ja momenti kur arrestohet vrasësi  që ishte në kërkim

Kanë dalë detaje të reja nga personi që mbeti i plagosur nga ana e policit të shqiponjave mesditën e sotme në zonën e Xhamllikut në Tiranë.Burime bëjnë me dije se personi i plagosur është Orges Bilbili, i cili akuzohet për disa ngjarje të rënda të ndodhur në qytetin e Lushnjes.

Orges Bilbili së bashku me Leart Haxhiun, të dy personazhe të njohur me precedentë penalë akuzohen për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi.

Bilbili është pjesë e bandave kundërshtare me Aldo Baren, edhe pse prej tre vitesh në kërkim, ai udhëtonte lirshëm në Tiranë.

Këto janë momentet kur kolegët e repartit Shqiponja kanë arrestuar Orges Bilbilin, pasi u plagos nga efektivi i këtij reparti. Kolegët e repartit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje kur kanë parë të shtrirë Bilbilin. Ata kanë bërë arrestimin e tij dhe vënien e prangave, me të cilat ka shkuar edhe në spitalin e Traumës për të marrë trajtimin mjekësor pasi ka mbetur i plagosur në këmbë.

Ja momenti kur arrestohet vrasësi  që ishte në kërkim

Ja momenti kur arrestohet vrasësi  që ishte në kërkim

Ja momenti kur arrestohet vrasësi  që ishte në kërkim

Më të lexuarat