Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ja studentja që goditi Ramën me vezë

 Ja studentja që goditi Ramën me vezë

Postuar: 02/11/2015 - 17:59

Klodiana Hoxha është një nga vajzat që qëlloi kryeministrin Rama me vezë, e cila në këto momente ndodhet në komisariat.
 
Një ditë më parë, nëpërmjet një statusi në rrjetin e saj social Facebook, ajo ka shprehur shqetësimin në lidhje me tarifat e kripura nëinstitucionet e Arsimit të Lartë.
 
"Ç’do të ndodhë kur gjimnazistët të mos mund ta vazhdojnë arsimimin e tyre në institucionet e arsimit të lartë për shkak të tarifave të kripura? Atëherë nuk do të pijë më ujë fakti se ata janë gjimnazistë dhe nuk mund t’i bashkohen protestës sonë studentore. Askush nuk do që të punojë në call-center apo fasoneri. Të gjithë duan të arsimohen. Ç’do të ndodhë kur universitetet e rretheve të falimentojnë? Nuk do të jetë më justifikim fakti se nuk mund t’i bashkohesh dot protestës në Tiranë për shkak të largësisë. Atëherë protestën do ta bëjmë në secilin qytet ku ka një universitet publik. Ç’do të ndodhë me pedagogët kur t’u hiqet edhe ajo pak liri akademike nga burokratët qeveritarë apo, më keq akoma, kur të fillojnë t’i shkurtojnë për shkak se nuk janë agjentë të mirë marketingu? Nuk mendoj se do të shqetësohen më për vendin e punës, por do t’i bashkohen edhe ata masivisht protestës. Disa prej studentëve nuk do të jenë më bijtë dhe bijat e nëpunësve të frikësuar të administratës, por qytetarë që kërkojnë të drejtat e tyre themelore. Kur padrejtësia dhe pabarazia të dojë të ngulet dhunshëm në universitet, as indiferentët nuk do të jenë më indiferentë; as skeptikët më skeptikë", shkruan ajo ne Facebook.
 
Së bashku me 8 studentë të tjerë, ajo ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës, pasi po merren në pyetje për sulmin me vezë ndaj kryeministrit Rama.
 
 
 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 24/05/2019 - 23:40

 Dita e nesërme pritet të jetë me diell, por gjatë pasdites paraqiten kthjellime dhe vranësira kalimtare në kryeqytet.

Postuar: 24/05/2019 - 22:46

Nuk është rastësi që emri i koduar i një operacioni policor të zhvilluar nga policia italiane në

Postuar: 24/05/2019 - 22:21

Prokuroria e Tiranës ka pushuar hetimet për kërcënimin e pretenduar nga oficeri i policisë E

Postuar: 24/05/2019 - 21:58

Gazetari Sokol Balla thotë se prej 30 vitesh, të njëjtat grupime politike duan që vendi të digjet

Postuar: 24/05/2019 - 20:43

Planet për zgjerimin e autostradës Tiranë-Durrës pritet të rrafshojnë pas palmave, edhe pishat e

Postuar: 24/05/2019 - 20:15

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar deklaratën e fortë që dha sot Presidenti Ilir Meta

Postuar: 24/05/2019 - 20:07

Seanca e parë për procesin e rigjykimit të Izet Haxhisë do të mbahet me datë 18 Qershor.