BREAKING NEWS

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të infektuar, ja si paraqitet sot situata epidemiologjike në Shqipëri në 24 orët e fundit

Bien rastet e reja! Më shumë të shëruar se të
x

Aktualitet

“Janë jashtë hekurave të burgut”, Zëri i Amerikës publikon shkrimin e Klodiana Lalës për çështjen e bujshme: Janë mbi 50 të arrestuar, ja çfarë ka ndodhur

“Janë jashtë hekurave të burgut”, Zëri i

Në Shqipëri, një vit pas tërmetit të fortë që goditi vendin, hetimet e nisura për shkatërrimet e shumta që ndodhën, me pasojë dhe vdekjen e dhjetra qytetarëve, nuk janë mbyllur ende, me përjashtim të Durrësit. Nga mbi 50 të arrestuarit thuajse të gjithë kanë lënë qelitë, ndërsa ka patur dhe raste, si ai i drejtoreshës së Urbanistikës në Bashkinë e Kavajës e cila është rikthyer në detyrë, ndonëse është nën hetim për “vrasje nga pakujdesia”.

Pak ditë pas tërmetit, ndërsa vizitonte prokurorinë e Durrësit, kryeprokurori i porsazgjedhur Olsian Çela do të deklaronte më 7 dhjetor 2019 se “reagimi i prokurorisë dhe zbatimi i ligjit do të jetë korrekt dhe i prerë. Në fund do të kemi rezultate të qarta për hetimin”.

Por një vit pas tërmetit të 26 nëntorit, që shkaktoi 51 viktima, qindra të plagosur dhe 1 miliardë euro dëme, të dyshuarit si përgjegjës për tragjedinë janë jashtë hekurave të burgut”

Kur Shqipëria ishte ende e mpirë nga tragjedia, tri prokurori, ajo e Durrësit, Tiranës dhe Krujës çelën menjëherë hetimet, për të zbuluar përgjegjësit për shembjen e pallateve dhe hoteleve dhe me bujë u njoftua pak javë më vonë, goditja e mbi 50 personave.

DURRËSI

Durrësi ishte qyteti më i goditur me disa pallate, hotele dhe banesa private disa katëshe të cilat u rrënuan. Në këtë qytet u bënë dhe arrestimet e para. "Prokuroria e Durrësit, gjatë mbrëmjes së djeshme lëshoi 17 urdhëra ndalimi nga të cilat 9 prej tyre janë ekzektuar dhe vijon puna në terren për gjetjen e personave të tjerë të implikuar. Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave dhe pasojat në jetët e njerëzve kanë ardhur dhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit", bëri të ditur më 14 dhjetor, në një konferencë shtypi të përbashkët me Prokurorinë drejtori i Policisë së Durrësit, Lorenc Shehu.

Bëhej fjalë për ish funksionarë të zyrave të administratës lokale, që nga Aluizni apo inspektoriati i Ndërtimit, ndërtuesë si dhe kolauduesë e supervizorë të punimeve në ndërtesat e shkatërruara, përfshirë dhe pronarë të hoteleve. Akuzat ndaj tyre shkonin nga nga "Shpërdorimi i detyrës", te "Falsifikimi i dokumentave" si dhe "Vrasje me dashje" apo "Vrasje në rrethana cilësuese".

Tashmë një vit nga ngjarja tragjike prokuroria e Durrësit njoftoi përfundimin e hetimeve dhe dërgimin në gjykatë të 16 personave. Por akuzat ndaj tyre janë shfryrë dhe zyrtarisht ata do të japin llogari para drejtësisë për vrasjes nga pakujdesia dhe shpërdorim detyre.

Vetëm njëri prej tyre është ende në qeli. Ai është Ramiz Shehu, i cili ndërtoi banesën 4 katëshe të familjes Lala, në zonën e Kënetës nën rrënojat e së cilës humben jetën 8 persona, 4 prej të cilëve të mitur.

Në dosjen hetimore thuhet se objektet në të cilat pati viktima, kishin probleme me cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton....ndërsa u përdorën akte të falsifikuara për legalizimin e shtesave pa leje.....

Më 20 nëntor të këtij viti, ndërsa njoftonte mbylljen e hetimeve, drejtuesja e Prokurorisë së Durrësit, Anita Jella tha ndër të tjera se “ky hetim nxori në pah një sere problematikash sa I përket cilësisë së materileve të ndërtimit. Në disa prej objekteve, cilësia, rezistenca e betonit dhe hekurit të përdorur rezultoi të ishte e dobët dhe jo në përputhje me kushtet e kriteret e projektimit dhe zbatimit. Ndërtimi i kateve shtesë, gjithashtu që është vërejtur në disa prej rasteve ka rritur masën e ndërtesës dhe sforcimet në katet e poshtme të struktarave, për rrjedhojë, rritjen e forcave sizmike që kanë vepruar”

Një nga hotelet e rrënuara në plazhin e Durrësit, ishte dhe Vila Palma. Nën gërmadha humbi jetën Sadik Qato, vjehrri i pronares Dëshira Qato, zyrtare e Lartë në Bashkinë e Kavajës. I biri, Klajdi për fat të mirë mbijetoi dhe u nxor i gjallë pas të paktën 18 orësh operacion kërkim-shpëtimi. Godina u shemb, sepse sic vlerësuan ekspertët pronarja Dëshira Qato kishte ndërtuar dy kate pa leje jashtë cdo kriteri. Kolaudator i objektit kishte qenë Arben Qato, bashkëshorti i saj. Edhe ky i pandehur për “shpërdorim detyre”.

Nën akuzë për vrasje nga pakujdesia, zonja Qato, nga një person në kërkim fillimisht, tani është rikthyer në detyrën e saj të mëparshme, Shefe e Urbanistikës në bashkinë e Kavajës, duke drejtuar zyrën e cila ka për të detyrë të vlerësojë pikërisht zbatimin e kritereve dhe të japë lejet e ndërtimit.

Zëvendës kryetari i Bashkisë së Kavajës, Guxim Kola, e shpjegoi për Zërin e Amerikës, vendimin “pasi gjykata e rrethit gjyqësor Durrës, mori vendimin për detyrim paraqitje për zonjën Qato. Duke qenë se ishte pezulluar, me datë 5 gusht 2020 është rikthyer në detyrë brenda të gjithë kornizave ligjore që parashikon Kodi i Punës dhe Kodi i procedurës. Bashkia e Kavajës si cdo institucion publik, funksionon në bazë të ligjit, nëse ka një vendim të formës së prerë nga një gjykatë, është i detyrueshëm. Por në këto momente nuk kemi asnjë vendim të formës së prerë për znj.Qato”.

Por personat e tjerë nuk kanë patur të njejtin fat. Arben Isaku, ish drejtor i ALUIZNI-t, Durrës, i pandehur në të njëjtën dosje, dhe me një akuzë më të lehtë, atë për “shpërdorim detyre”, nuk është rikthyer në funksionet e mëparshme.

Në Tiranë ndodhën dhe arrestimet më të shumta. Më 15 Janar, Prokuroria njoftoi se të paktën 31 persona, zyrtarë e ish zyrtarë vendor, inspektorë të ndërtimit, arkitektë, inxhinjerë dhe ndërtuesë në disa komuna të Tiranës, Farkë e Kashar, apo dhe të Bashkisë Vorë, ishin arestuar në kuadër të hetimeve të nisura menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit. 7 persona të tjerë u shpallën janë në kërkim. Akuzat ndaj tyre shkonin nga “Shpërdorimi i detyrës”, te “Falsifikimi I dokumentave” apo dhe “Ndërtim pa leje”.

“Kemi arritur të evidentojmë disa ndërtesa dhe banesa që janë shpallur të pabanueshme: 25 janë institucione, 134 janë pallate dhe mbi 200 janë banesa private", deklaroi në 15 Janar 2020, Elizabeta Imeraj, drejtuese e Prokurorisë së Tiranës.

Aktualisht po hetohen vetëm 5 objekte të shpallura tëpabanueshme, 3 në Kashar, një në Farkë, dhe një tjetër në Kombinat. Hetimi nuk është mbyllur ende dhe vonesat justifikohen me faktin se është urdhëruar kryerja e një aktekspertimi për cilësinë e materialeve të ndërtimit, si hekur dhe beton, i cili ende nuk është përfunduar nga dy ekspertët e caktuar. Ky dokumet do të jetë vendimtar për fatin e dosjes.

Një vit pas tërmetit, Prokuroria deklaron se ka dërguar për gjykim vetëm Naim Shehun për akuzën e ndërtimit të paligjshëm. Në aktkakuzë thuhet se ai ndërhyri në katin e parë të një pallati dhe shembi muret e brendshme, me qëllim ndërtimin e një furre buke. Sipas ekspertëve, ndërhyrjet e bëra nga i pandehuri dëmtuan strukturën e pallatit dhe pas lëkundjeve sizmike ndërtesa u shpall e pabanueshme.

Nga lista e gjatë e të arrestuarve në fillim të këtij viti, të gjithë kanë lënë qelitë.

THUMANA

Qyteza e Thumanës ofroi pamje rrënqethëse, ndërsa dy pallate 5 katëshe, të ndërtuara para viteve ’90 u shembën duke zënë nën rrënoja 24 gra, fëmijë e burra. Shumë të tjerë mbetën të plagosur, ndërsa dhe banesa të tjera u dëmtuan. Prokuroria e Krujës i shpjegoi përmes një shkrese, Zërit të Amerikës se “në kuadër të këtij hetimi është administruar dokumentacioni shkresor, është kryer pyetja e një numri të konsiderueshëm të personave që mund të kenë dijeni për veprën penale si dhe është administruar ekspertimi gjeologjik”. Prokuroria saktëson se është në pritje të aktit të ekspertimit teknik ndërtimor, ndërsa shton se dhe situate e pandemisë ka kushtezuar ecurinë e hetimeve.

Ndër objektet e dëmtuara në Thumanë, ishte dhe shkolla Ramazan Jangozi, të cilën Bashkia Krujë e kishte marrë në dorëzim të parakohshëm, vetëm pak ditë para tërmetit. Ndërhyrjet në godinë, kishin patur për qëllim rehabilitimin e dëmeve të tërmetit të rënë pak muaj më parë.

Prokuroria bën të ditur se ka marrë zyrtarisht nën hetim 10 persona, fizikë dhe juridikë, për akuzat e shpërdorimit të detyrës dhe falsifikim i formularëve dhe stampave.Bëhet fjalë për projektuesë, mbikqyrës, kolaudatorë, administratorë dhe funksionarë të Bashkisë së Krujës. Hetimi ka konstatar shkelje të shumta që nga një vlerësim jo i saktë i gjendjes së objektit, te mungesa e dokumentacionit siziomiologjik dhe teknik mbi bazën e të cilit janë propozuar punimet që duhet të kryheshin. Prokuroia kë vërejtuar gjithashtu se punimet duket se ishin vetëm riparime, dhe jo ndërhyrje që të rrinin dhe garantonin qëndrueshmërinë e godinës. Për më tepër ka rezultuar se njëra nga kompanitë fituese të tenderit, ishte ndaluar të merrte pjesë në garat publike.

Hetimet e çelura pas tërmetit tragjik, duket se kanë nxjerrë në pah dhe një sërë mangësish ligjore. Drejtuesja e prokurorisë së Durrësit, Anita Jella, konfirmoi për Zërin e Amerikës se ka hartuar një relacion ku rendit të gjitha mangësitë ligjore dhe ia ka dorëzuar prokurorit të Përgjithshëm. Ky i fundit, ka folur edhe më herët për mundësinë për të propozuar ndryshime ligjore, pasi situata të tilla sikurse u krijuan pas tërmetit të 26 nëntorit janë të paparishikuara në ligj/VOA

Më të lexuarat