BREAKING NEWS

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu nxjerr për herë të parë EMRAT: Do ketë prurje të reja!

Kush do jenë ministrat e ardhshëm të Ramës? Kreshnik Spahiu
x

Aktualitet

“Janë trajnuar së paku 100 persona për të qëlluar me snajper”/ Artan Hoxha trondit me deklaratën, nxjerr prapaskenat se si djali i biznesmenit shkëmbente informacione me një oficer: Është e rrezikshme që...

“Janë trajnuar së paku 100 persona për të qëlluar

Gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha ka zbuluar se në vendin tonë janë trajnuar së paku 100 persona për të qëlluar me snajper. Ai është shprehur se as 25% e këtyre personave sot nuk janë të punësuar në ushtri apo polici, çka mund të jetë një problem serioz, ku krimi mund të përfitojë për t’i përdorur për qëllimet e tyre.

“Më rezulton se në Forcat Komond janë trajnuar diku tek 75 sniper. 10 ishin në policinë ushtarake.  85 dhe 15 tek garda. Shkon diku tek 100. Pa RENEA-n. As 25% e tyre janë në punë. Pjesa tjetër kundrejt pagese mund të marrin në dispozicion. Grupet tona kriminale kanë potencial të sjellin armë të sofistikuara. Si arma që u kap në depon në Xhaminë Xhura. Bota e krimit i ka. Pjesëtarët e forcave Speciale do ta kenë parasysh. Për ata njerëz që i kanë trajnuar nuk duhet të lihen në rrugë, Kam dyshime që sniper që ka qëlluar në Elbasan është i jashtëm jo i joni. I penduari e ka dhënë me saktësi se si janë gjetur depot. E kanë kontrolluar disa herë dhe nuk e gjenin dot. Është komunikuar dhe ai ua ka dhënë me saktësi të madhe se është e murosur arsenali i armëve. Dhe më pas janë detyruar. E. Jamaku ua ka dhënë. Personazh nën akuzë është nga një familje e mirë. Biznesmen i ati shume i njohur. Ka pasaportë amerikane. Nuk të përputhin personazhin me faktin se nga vjen ai. Do jetë hetimi që do e zbardh. Policia ka dyshuar. Ka një detaj se oficeri komunikonte me Jamakun. Ai këmbëngulte dhe thoshte për murin se aty është boja me e freskët. Dhe muri më i ri.” tha Hoxha.