BREAKING NEWS

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk tërhiqet nga asnjë kusht dhe qeveria teknike

Asnjë marrëveshje për Zgjedhoren, PD akuzon PS por nuk
x

Aktualitet

Java Kombëtare e Ujit, Balluku takim sensibilizues me nxënësit në shkollën “E Kuqe”: Bëhuni shembull për të gjithë shoqërinë

Java Kombëtare e Ujit, Balluku takim sensibilizues me nxënësit

Në kuadër të Javës Kombëtare të Ujit në Shqipëri, Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, së bashku me zëvendësministrin, Hantin Bonati dhe kreun e AKUM, Alqi Bllako, ishin në  shkollën “E Kuqe” në Tiranë, ku biseduan me nxënës të kësaj shkolle rreth vlerave të ujit, por edhe rëndësisë së mos shpërdorimit të tij.

Në bisedën me nxënësit, ministrja Balluku e cilësoi tepër të rëndësishëm rolin e tyre për ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë për një çështje kaq jetike, jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë,  tha se në vitet e fundit Qeveria Shqiptare ka investuar shumë në rrjetin ujësjellës me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm për banorët, jo vetëm në zonat urbane por dhe ato rurale.

“Vitet e fundit Qeveria Shqiptare ka investuar shumë në sektorin e ujit. Pavarësisht se Shqipëria është një nga vendet më të pasura me rezerva ujore të ëmbla, nuk kemi pasur rrjete funksionale sidomos në zonat rurale. Ne sot jemi duke investuar shumë në këtë pjesë që t’i ofrojmë të gjithë banorëve të Shqipërisë, kudo që ata jetojnë, si në zonat rurale ashtu dhe në qytete, sepse  nganjëherë edhe qytetet i kanë linjat e amoritzuara dhe të vjetra, ujë të pijshëm 24 orë pasi, siç ju e dini uji i pijshëm është një e drejtë e çdo qytetari”, tha ministrja Balluku.

Ministrja kërkoi që nxënësit e kësaj shkolle të bëhen shembull edhe për moshatarët e tyre dhe jo vetëm për ujin por edhe për çështje të tjera sensitive.

"Dua që ju të jeni një shembull për të gjithë fëmijët e tjerë dhe të gjithë shkollat e tjera në vendin tonë. Është shumë e rëndësishme që ju të luani rol në shoqëri. Shkolla është detyrim për të gjithë, siç është puna për të gjithë, kurse roli i një njeriu, i cili punon për mbrojtjen e planetit , për të sensitivizuar të tjerët , për çështje që janë çështje jetike, është një veprim që jo të gjithë e bëjnë. Dhe ju, që jeni këtu duhet të bëheni shembull për fëmijët e tjerë. Vullnetarizmi ndoshta në ditët e sotme është ajo që duhet të bëjmë, si për të mbrojtur mjedisin, si për të ndihmuar shtresat në nevojë”,  theksoi ministrja Belinda Balluku.