
Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

“Je bërë varrmihës i keq”, plas sherri në studio, mjeku i njohur i drejtohet ‘live’ në studio: Të akuzoj ty personalisht! Ja kush po i fsheh viktimat e Covid-19

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Nëntor 2020

Ish-deputeti demokrat dhe mjeku i njohur, Tritan Shehu, ka folur në lidhje me akuzat e kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndaj qeverisë, i cili pak ditë më parë deklaroi se po fshihen shifrat reale të viktimave nga COVID-19.
“Janë ata që merren me menaxhimin e dokumenteve dhe nuk merren mjekët me menaxhimin e dokumenteve,” tha ai.
Sipas Shehut, testimet mund të të nxjerrin negativ edhe nëse ke simptomat e virusit, madje ato të dalin në skaner. Kjo ndodh disa ditë pasi janë shfaqur simptomat.
Jo vetëm kaq, por Shehu tha se testimet në disa raste nuk bëhen ose bëhen me shumë vonesë. Sipas tij, pacientët dalin nga spitali dhe më pas vdesin si pasojë e efekteve të rënda të koronavirusit, por nuk regjistrohen.
Zëvendësministri i Shëndetësisë, Albert Nikolla insistoi se janë mjekët që firmosin çdo certifikatë vdekje dhe ata janë profesionistë.
“Të akuzoj ty personalisht si zëvendësministër, ju që menaxhoni. Ju i menaxhoni shtrembër të dhënat. Ju krijoni metodika të tilla për të fshehur shifrat, jo mjekët,” tha Shehu.
“Je bërë varrmihës i keq. Po akuzon mjekët,” reagoi Nikolla, duke shtuar se është i pamundur mashtrimi me të dhënat për koronavirusin.
Më të lexuarat


E rëndë/ Bie nga lartësia 9-vjeçari në Belsh, transportohet me urgjencë në spital

Greqia merr masa shtesë, ja sa ditë karantinë duhet të bëjnë shtetasit shqiptarë që duan të shkojnë në shtetin fqinj

“Do të tronditej Tirana”/ Artan Hoxha i kërkoi të tregonte urdhrin që i erdhi në kufje më 21 janar, ish-komandanti Malaj i thotë të gjitha: Pati thirrje për ZJARR, por... (Dëshmia e plotë)

‘Pacientët në Shqipëri po marrin trajnimin e gabuar’, Federata e Mjekëve në Europë i bën kërkesën e fortë Ramës dhe Manastirliut

Biden firmosi urdhrin vetëm një ditës pas marrjes së presidencës, Aeroporti i Rinasit del me njoftimin e rëndësishëm për pasagjerët që do të udhëtojnë drejt SHBA

Gjermania fut Shqipërinë në listën e kuqe, zbardhet njoftimi i RËNDËSISHËM

Aksidenti i rëndë tek ‘kthesa e vdekjes’ në Elbasan, vjen reagimi i parë nga Policia

Surpriza të pakëndshme me bilancin e COVID, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar 24 orët e fundit

Bilanci i Covid-19/ Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit

Ishte ekstraduar nga Gjermania për drogë, 56-vjeçarit nga Korça i ndodh çudia nga SPAK (EMRI)
