Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Je bërë VIP në Shqipëri dhe kërkon pavarësinë e Jugut të vendit”, Kreshnik Spahiu përplaset keq me publicistin

“Je bërë VIP në Shqipëri dhe kërkon

Kreshnik Spahiu është përfshirë në një debat të nxehtë me publicistin Panajot Barkaj, në studion e emisionit “Open”.

Teksa po flisnin për marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Spahiu iu drejtua Barkajt duke e ironizuar e thënë se Shqipëria nuk e ka detyruar që emrin ta kthejë nga Panajot në Përparim. Më tej ai shtoi se zoti Barkaj është vip në vendin tonë e jo në Greqi, ku sipas tij nuk e njeh askush.

Pjesë nga debati:

Kreshnik Spahiu: Çfarë do të thonte zoti Panajot Barka, në qoftë se Shqipëria ta detyronte nga Panajot, t’ia vendoste emrin Përparim dhe nga ortodoks të kthehej në mysliman.

Panajot Barka: Kreshnik Spahiu më kanë detyruar dhe nuk e kam pranuar. Dhe në kohën e Enver Hoxhës e jo më tani.

Kreshnik Spahiu: Nuk është e vërtetë, as Enver Hoxha, as Sali Berisha, as Edi Rama, nuk ka detyruar dhe ju keni qenë të garantuar në barazi përpara ligjit. Në 2009 keni 12 deputetë të Parlamentit të Shqipërisë që kanë ndryshuar kombësinë, nga shqiptarë janë bërë grekë. Ne Çamërinë e kemi jashtë trojeve, nuk e kemi në Turqi, e kemi në Greqi. Greqia nuk na njeh ne asnjë të drejtë për pronën çame.

Eni Vasili: Për çfarë e akuzon zotin Barkaj?

Kreshnik Spahiu: Jo absolutisht, përkundrazi zoti Barkaj gëzon më shumë të drejta në Shqipëri se në Greqi. Zoti Barkaj kot shkon në Greqi nuk e njeh askush. Në Shqipëri është bërë vip zoti Barkaj për shkak se ne i respektojmë minoritarët më shumë se vendin tonë.