
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

“Je rasti i 15 në Shqipëri!”/ Ish-deputeti rrëfen ngjarjen që la gjurmë në jetën e tij: Si njoftuan vdekjen time

Shkruar nga SOT.COM.AL 23 Qershor 2022

Ish deputeti dhe gazetari Mitro Çela ka rrëfyer një ngjarje të jetës së tij, konkretisht bisedën me një mjek dhe dyshimet e këtij të fundit për kancer.
Postimi i Çelës
UNË ME KANCER -VDES DOKTORI?!
-Dje dola pozitiv. Dy herë në dy vjet. Me dy vaksina.
Izolim dhe koqe tre herë në ditë.
Mendja në trup të sëmurë ndjell kujtime-
Shkurt 1987.
U sëmura. Flamë. U shtrova në Sanatorjum. Fut gjilpëra. Përtyp koqe. Pa derman.
Duhej bërë biopsi.
Më futën nga hunda një sondë. Morën pak mushkëri.
E çuan në laborator.
U hap fjala:
-Mitroja ka kancer?!
-Nuk mund të flas,-tha doktor Karalliu! Bën vaki të dali kancer,-i tha Filipit.
Filipi e çoi haberin në gazetë. Po nga gazeta më solli haberin:
-Mitro Xhani? I ngre nuk i ngre patkojtë, në gazetë ta zunë vendin?!
Nekrollogjinë e kam gati. Do ti hedhësh një sy?
-Nga që më donte, e kishte tharë. Qamë të dy. Ai më shumë.
-Pas teje, do qaj vetëm kur të vdesi Koço Devole…
Pas 21 ditëve erdhi biopsia.
Doktor ngriti supet:
-Çudi! Nuk doli kancer? Po pse mushkëritë nuk zbrazen?!
Pas dy ditësh doktori erdhi tek shtrati. I ndriste nuri:
-E gjetëm. Ke sarkoidozë! Sëmundje siedeze! Je rasti i 15 në Shqipëri! Hata!
Karalliu bëri epikrizën. Një grusht me kortizone.
Çdo ditë mi jepte infermerja.
Çdo natë i hidhja në hale.
Me këtë skenar kaluan tre muaj.
Erdhi maji. Diell. Ajër i pastër. U shërova.
Dola nga spitali. Karalliu më dha recetën: kortizone. Kur u ndamë më tha:
-Mitro! Më befason. Kush pi kortizone-trashet. Ti-thahe! Do bëj një studim...
Në vitin 1991u bëra deputet. Ha o xhupe, po o xhupe, llafoste Nastradini.
Shkova në Romë. Dy javë në spitalë. Më tha doktori:
-Ke kaluar një të ftohtë të vjetër. Pak mushkëri e ke të kalçifikuar. Pa merak. Kujdes. Ruaju nga moti dhe mos tradhëto gruan?!
10 vjet më vonë. Në bulevard takova doktor Karalliun.Zgurdulloi sytë:
-Gjallë Mitro!...
-Gjallë!
-11 të sëmurët nga sarkoidoza kanë shkuar tek të shumëtit. Ti?!
-Doktor! Më duke pak i verdhë?! Kujdes! Ruaj shëndenë.
Kaluan disa vjet. Nje ditë shkuam në sanatarjum me Filipin.Tek dera një shpallje:
-Vdiq doktor Karalliu!
-Kudh e nisi e kush e bitisi,-ngrysi vetullat Filipi...
Më të lexuarat


E trishtë/ Gjejnë njëra-tjetrën pas 32 vitesh, nënës i ndodh e papritura sapo e takon (Video)

Lufta në Ukrainë/ Britania dhe SHBA marrin vendimin e papritur kundër Rusisë: Do të godasim zemrën e makinerisë luftarake të Putinit

Atentati me tritol në Tiranë/ Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Saikajt, hetohet sherri për shitjen e 100 kg kanabis në Memaliaj

Flakët përfshijnë 20 hektarë sipërfaqe toke, alarmohen banorët, rrezikohen...

Merr flakë magazina në Berat, digjen rezervat ushqimore, dyshimet

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Çfarë po ndodh në Kukës, dhjetëra qytetarë shtrohen në urgjencë, dyshimet e para

E frikshme/ Futen të lahen në det, pushuesit gjejnë predhën e pashpërthyer në ujërat e Karaburunit

Ngjarje e rëndë/ Sherr për shezlongët, pushuesi godet me lopatë pronarin e biznesit
