BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

"Jemi kthyer në spitalin COVID-3, unë kam 30 vite që s’kam dëgjuar asnjëherë pandeminë”/ Drejtori i Urgjencës së Kirurgjisë flet për situatën e rëndë: Kjo i ngjan një plage të madhe. Ja ç’ndodh këtu

"Jemi kthyer në spitalin COVID-3, unë kam 30 vite që

Drejtori i Urgjencës së Kirurgjisë në QSUT, Dr. Myzafer Kaçi ka folur në një lidhje live me ‘‘News24” për ristrukturimin e operacioneve kirurgjikale, zhvendosjen e tyre dhe situatën me COVID-19. Ai shprehet se spitali i Kirurgjisë në QSUT është kthyer në një COVID-3 kurse operacionet vijojnë tek Spitali i Traumës, vetëm ato urgjente.

Po ashtu ai ka komentuar edhe situatën aktuale teksa ka thënë se masat e qeverisë janë marrë në kohën e duhur dhe janë drastike por para shëndetit të njeriut thotë ai nuk vendoset asgjë.

Po ashtu Dr. Myzafer Kaçi ka përshëndetur propozimet e shefit të opozitës, Lulzim Basha disa prej të cilave janë pranuar dhe nga qeveria.

”Situata është në gjithë botën dramatike. Ka mbërthyer të gjitha strukturat e shëndetësisë dhe vedit. Gjithë mjekët janë të angazhuar si kurrë më parë dhe kanë qenë në ballë të kësaj situatë. Profesorë, mjekë, sanitarë, infermierë të Infektivit por dhe të tjerë janë mbërthyer në një punë të pashoq dhe të palodhur për të kapërcyer këtë situatë.

Edhe repartet e Kirurgjisë dhe Urgjenca kemi ndërprerë të gjitha operacionet dhe mendoj se është një spital COVID-3.

Operacionet e planifikuara kanë kaluar tek Trauma. Mund të jenë malinje dhe të gjitha urgjencat janë tek Trauma dhe edhe ajo është përfshirë në këtë situatë dhe kanë përveshur mëngët. Pra Kirurgjia në funksion të koronavirusit, Trauma për operacionet.

Sigurisht që ekipet kirurgjikale funksionojnë si më parë. Por operacionet që vijnë kalojnë tek Trauma.

Unë kam 30 vite që nuk e kam dëgjuar asnjëherë pandeminë dhe besoj ta kalojmë sa më mirë. Ne mjekëve na kanë dhënë shansin të bëjmë një betim për jetën e njerëzve dhe t’u shërbejmë. Mjekësia është mision dhe falë zotit na e ka dhënë neve. Asnjë politikan nuk e bën dot këtë. Ne mund të jetonim në një vend tjetër të Europës por jemi betuar që do u shërbejmë njerëzve këtu. Më lejoni që t’i vendos mjekët në vend të parë si në situata të tjera por harrojmë shumë shpejt. Kemi qenë në krye në vitin ’97, në kohën e tërmetit.

Më lejo të bëj një klasifikim, në vend të dytë qëndron media. Në kohë paqe dhe lufte jeni aty. Në vend të tretë më lejoni të vendos Policinë e Shtetit.
Unë mendoj se masat janë shumë të mira, në kohën e duhur, janë drastike por në shërbim të jetës së njerëzve. Masat mund të vazhdojnë. Mund të bjerë ekonomia por para jetës së njerëzve nuk vendoset asgjë. Do të kemi javës tjetër një sheshpushim. Më pas besoj do të biem. Numri i rasteve nuk është problematik në raport me popullsinë. Mendoj se do të ketë rënie.

Kjo pandemi i ngjan një plage të madhe që po të menaxhohet në momentet e para nuk bëhet problematike. U lutem shumë politikanëve që duan të shkelin me këmbë, mos e bëjnë veten si ai qymyri jashtë i zi dhe brenda akoma më i zi.
Mbështes plotësisht shefin e opozitës për propozimet që më pas qeveria ja ka marrë parasysh.

Qytetarët të zbatojnë me rigorozitet masat e qeverisë. Të rrinë të mbyllur brenda se nuk është qamet i madh. Me njëçik fat ta kalojmë edhe këtë sfidë.”- tha Myzafer Kaçi.

Më të lexuarat