
Zgjedhjet për kreun e PD/ Spartak Ngjela zbulon prapaskenat ‘bombë’ dhe paralajmëron Sali Berishën: Ja si gënjeu stafi i tij i çoroditur dhe i trembur

“Ku je SPAK? Pse nuk e çon deri në fund këtë dosje”/ Taulant Balla shpërthen ndaj Sali Berishës e familjarëve të tij dhe nuk lë gjë pa nxjerrë: Pastrim parash me...

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

SPAK një tjetër goditje të fuqishme/ Nis hetimet pasurore për 32 emrat 'VIP' që bënë bujë në mega-operacionin, në “sitë” llogaritë bankare dhe pronat e paluajtshme

Digjet raundi i dytë/ Mbledhja në Komisionin e Ligjeve për zgjedhjen e Presidentit të ri zgjat vetëm 3 minuta, ja çfarë pritet të ndodhë sot në orën 18:00

‘Bomba’ e Arian Çanit, zbulon lëvizjen e papritur që do bëjë kryeministri Rama shumë shpejt: Nuk e ka lënë me kaq

“Jeni të pushuar në vend nëse...! Skuth. Gjithmonë ma dh*et muhabetin”/ Gazetari i njohur bën rrëfimin e rrallë, tregon sherrin e Azem Hajdarit me një ish-të përndjekur: Donte ta arrestonte, ja si ia punuam

Shkruar nga SOT.COM.AL 26 Janar 2022

Gazetari i njohur Mitro Çela ka rrëfyer një episod të ndodhur në vitin 1992 me Azem Hajdarin. Çela tregon se si një polic i dehur i preu rrugën Hajdarit teksa po ktheheshin nga një udhëtim në Greqi. Më tej ai shton se e shpëtoi policin nga urdhri i Azemit për ta arrestuar.
Postimi i Mitro Çelës
PRANGAT
-QESH…NESËR DO TË JETË MË KEQ.-
Tetor 1992.
Të tre në Greqi. Azemi ishte kryetar delegacioni dhe shofer. Pretendonte se e ngiste më mirë makinën se Filipi.
Në Athinë na u bënë nderet maksimale, fjetëm në hotel me pesë cepa (Hilton), vizituam dy-tre buzukë, na priti ministri i Jashtëm Samaraj.
Në kthim, pasi kaluam Janinën qëndruam në Kakavijë. Pasi hodhi një vështrim në godinën e doganës, Filipi tha:
- Ne Azem, jemi udhëheqës. Shiko Flamurin! I grisur. Copë-copë. Nuk e lëviz as era. Turp për qeverinë tonë demokratike! Në kohën e Enverit, flamuri valëvitej krenar?!
Na merr inat i uruari Azem! Ishte i prerë për çështje kombëtare! I sulet shefit të policisë, drejtorit të doganave, këdo që i doli përpara...
-Nëse nuk këmbehet flamuri për 14 orë, të gjithë jeni të pushuar në vend...
Pas këtij akti revolucionar, morëm rrugën drejt Gjirokastrës. Në atë mot, ende greku nuk e kishte bërë autostradën. Rruga ishte e ngushtë. Gropat nuk lejonin të shihej asfalti.
Duke ecur, përpara u shfaq një makinë. Në timon një djalë 12-13 vjeç. Në krah i rrinte një polic me mustaqe.
Azemi tentoi ta parakalonte. Djalka i bënte dredha.
Dhe kujt: heroit të demokracisë! Më në fund, kur inati i Azemit kishte arritur në zenit, falë edhe këshillave gjithë lezet të Filipit, e parakaluam makinën.
Qëndruam. Nga makina doli polici dhe djali shofer. Polici ishte bërë karroqe. Në atë mot më shumë faj kishte cilësia e pijes, se sa doza që pinin pijetarët.
- Dy herë faj, - ulëriti Azemi. - Ke pirë në detyrë. Ja ke lënë timonin një fëmije?!
- Të kërkoj ndjesë zoti ministër, - tha polici.
- Nuk jam ministër. Jam Azem Hajdari! Nuk ke bërë gabim. Faj. Faj të rëndë. Kush bën faj dënohet.
- Ashtu, - tha polici. Po me çfarë dënimi?
- Prangat, janë pak! Filip: vuri prangat këtij maskarai që militon në radhët e policisë sonë demokratike?!
- Nuk ka problem, - tha polici duke iu marrë goja. - Unë nga burgu kam ardhur! Kam qenë i dënuar për politikë...
Me të thënë këto fjalë, kryqëzoi duart dhe i drejtoi nga Filipi.
- Azem! Nuk kam më pranga. Ato që kisha i “shpenzova” rrugës. Le ta falim mavrinë!
- Skuth! Gjithmonë ma dhjet muhabetin, - tha Azemi që tashmë, vendin e mërisë e kishte zënë e qeshura me lot...
Më të lexuarat


“Prokurën ma ka përcaktuar vëllai i tij që nuk jeton më”/ Habit avokati i Talo Çelës: Nuk kam asnjë kontakt me...

Artan Hoxha tha se mund të jetë vrarë, ‘ringjallet’ Talo Çela dhe bën këtë lëvizje nga arratia, Klodiana Lala jep detaje

Zbardhen detaje nga shpërthimi i fuqishëm në Shkozet, plagosen dy persona, reagon Policia

Bregdeti i Shëngjinit i “zverdhur” ka frikësuar turistët/ Flasin ekspertët për fenomenin e pazakontë

Shpërthim i fuqishëm pranë një karburanti në Shkozet, dyshohet për të lënduar

“Kam qëlluar me breshëri ndaj tij, kam parë një femër në makinë.../ ‘Killeri’ Henrik Hoxhaj tregon një tjetër ngjarje të bujshme, del pas atentatit ndaj “të fortit” të Tropojës dhe zbërthen gjithë skenën

“I çova byrek me spinaq, gatuar nga nëna ime”/ Atentati i fundit, zbardhet dëshmia: Si Nuredin Dumani kuptoi se e tradhtuan

DËSHMIA tronditëse/ Porosia e Erion Alibejt pasi i vranë vëllanë, Henrik Hoxhaj tregon detajet e frikshme, tregon shumën 90 mijë euro për eliminimin e këtij personazhi të njohur: Ja si e kryem “punën” dhe ku i fshehëm provat

Prej më shumë se 3 dekadash në sistemin e drejtësisë, KPK shkarkon nga detyra prokuroren e njohur (EMRI)

“Duhej të vritej djali i tij mashtrues, por...”, i penduari i drejtësisë hap 'thesin', tregon si u tentua ekzekutimi i biznesmenit në Tiranë: Ma kërkoi Dumani, mbetet mister...
