BREAKING NEWS

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca është e lëkundur

A do shkarkohet Ilir Meta? Pandeli Majko tregon dy arsyet pse mazhoranca
x

Aktualitet

Jeta martesore e vështirë në kryeqytet, zbardhen shifrat alarmante të divorceve, cila është lagjja me më shumë të divorcuar (Statistikat)

Jeta martesore e vështirë në kryeqytet, zbardhen shifrat

Cilat janë lagjet e Tiranës me më shumë martesa? Të dhënat, të përpunuara nga “Scan”, dhe të shprehura në martesa për çdo 1000 banorë të asaj njësie, tregojnë se në vend të parë për nga njësitë e vjetra të Tiranës, është njësia numër 11, që i përket Laprakës, me 6.12 martesa për çdo 1000 banorë.

Po njësia me më pak martesa cila është? Njësia 10! Numëron vetëm 4.14 martesa për 1000 banorë në 2018-ën.

Po të shohim ish-komunat, njësia administrative me më shumë martesa për 1000 banorë, është Kashari, me 8.2 martesa. Kashari përfshin në pjesë të madhe edhe një prej lagjeve më të reja të Tiranës, si “Unaza e Re” apo zona e “Yzberishtit”. Po me divorcet kush kryeson?

Ndër lagjet e Tiranës, sërish njësia 10. Kjo njësi, pra zona përreth rrugës “Myslym Shyri”, është edhe njësia më e plakur e Tiranës, ajo me shtesën më të ulët natyrore, në territor negativ, ajo me numrin më të ulët të anëtarëve në një familje, vetëm 2.5, ajo me numrin më të ulët të martesave, dhe tanimë edhe ajo me numrin më të lartë të divorceve.