BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Aktualitet

Jetonte në një vilë në zonën e të pasurve, ja si u ekzekutua brenda shtëpisë bosi shqiptar i kokainës nga skuadra e rreme e 'Antidrogës' (Publikohen pamjet)

Jetonte në një vilë në zonën e të pasurve, ja si u

Prishja e pazareve të kokainës shkakton të tjera viktima nga Shqipëria. Një ditë më parë në Ekuador, është ekzekutuar Adriatik Tresa, 45 vjeç.

Shqiptari jetonte në një vilë në zonën e të pasurve në La Aurora të qytetit Guayaquil në Ekuador, kur 7 persona të maskuar si policë u futën në banesë dhe qëlluan me pushkë.

Mediat raportojnë se viktima është identifikuar si Adriatik Tresa, 45 vjeç. Ngjarja ndodhi në orën 05:00 të orëve të para të mëngjesit, kur disa burra që u paraqitën si policë, hynë në kompleksin e banimit të Treskës, teksa drejtonin dy makina.

Siç shihet në videon e publikuar, ata hyjnë në shtëpinë e shqiptarit duke pretenduar se kishin një urdhër gjykate për të kontrolluar shtëpinë.

Në shtëpi gjendeshin Tresa dhe një grua ekuadoriane e cila u bë dëshmitare e ekzekutimit të 45-vjeçarit.

Prokurori Walter Jaramillo, i cili po drejton hetimet, shpjegoi se gruaja dhe i ndjeri ishin ulur në një divan dhe kur ajo u ngrit për të kërkuar që t’i tregonin asaj urdhrin e kontrollit, një nga burrat qëlloi Tresën gjashtë herë me armë zjarri. Menjëherë pas kësaj, fqinjët kanë raportuar të shtënat në polici dhe kanë parë vrasësit të largohen me shpejtësi me makinat e tyre.

Ndërkohë organet e hetimit kanë dhënë disa detaje në lidhje me këtë ekzekutim.

Sipas tyre, kanë qenë të paktën shtatë persona që morën pjesë në vrasjen e 45 vjecarit: dy shoferë, dy persona që ruanin jashtë banesës dhe tre të tjerë që hynë në shtëpi dhe ekzekutuan shqiptarin, i cili rezulton të jetë i martuar me një grua ekuadoriane dhe mbante dokumenta të rregullta qëndrimi në Ekuador.

Autoritetet ekudoriane zbuluan se viktima ishte pjesë e një hetimi të Njësisë Kundër Narkotikëve, si i dyshuar në përfshirjen e trafikut të drogës.

Tresa ka qenë më herët i dënuar për posedim dhe armëmbajtje pa leje për gati trembëdhjetë muaj. Përveç kësaj, ai ka qenë nën hetim në vitin 2013 për krimin e pastrimit të parave.

Kujtojmë se në maj 2013, Adriatik Tresa u arrestua në një shtëpi në Samborondón të Ecuadorit së bashku me disa persona të tjerë si pjesë e hetimit për vdekjen e gazetarit Fausto Valdiviezo.

Më të lexuarat