BREAKING NEWS

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në shtëpi, zbardhen detaje të reja për arrestimin e zyrtarit të lartë në Elbasan, publikohet FOTOJA dhe EMRI. Dalin pamjet

"Hetim nëse ka kryer krime”/ Me arsenal armësh në
x
BREAKING NEWS

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve politikë, i biri jep lajmin e hidhur: Një muaj pasi kaloi Covid-19, pësoi komplikacion të rëndë në ...

E trishtë/ Ndahet nga jeta kryetari i ish-të përndjekurve
x
BREAKING NEWS

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21 Janarin”, prova e dëshmi të reja për 4 vrasjet, Berisha pritet të merret në pyetje nga prokurorët e SPAK

Italianët marrin përsipër ekspertizën për “21
x
BREAKING NEWS

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit, aleatët i kthejnë kurrizin, foltorja kundër bashkimit me LSI për mesazhin e keq të bllokut 700 mijë euro

Fati i Berishës në duart e Ndokës për zgjedhjet e 6 marsit,
x
BREAKING NEWS

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim vizitë blic në Gjykatën e Lartë para zgjedhjes së emrave të rinj

SHBA prish planet e presidentit për të zaptuar Kushtetuesen, Yuri Kim
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim Bashën: Zgjidh o Berishën o SHBA

Ambasadorja Kim mesazh të koduar Edi Ramës pas takimit me Lulzim
x
BREAKING NEWS

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga gara kandidati i njohur, ja çfarë ka ndodhur

U propozua për 6 marsin / Sali Berishës i tërhiqet papritur nga
x
BREAKING NEWS

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet në Shqipëri, mjekja jep alarmin: Përveç variantit të ri, po qarkullon edhe...

“Bombë” infektimesh nga Omicron në këtë qytet
x

Aktualitet

“Jo më kot makina ishte ma targa të Kosovës”, Artan Hoxha zbërthen gjithë skemën e ekzekutimit të biznesmenit të njohur në Fier: Kjo është një familje shumë e fuqishme!

“Jo më kot makina ishte ma targa të Kosovës”, Artan

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur detajet sesi u ekzekutua mbrëmjen e ditës së shtunë biznesmeni Demir Backa në Fier.

Hoxha tha se personat që kanë kryer ekzekutimin janë të ndarë me një skemë të mirë strukturuar nga porositësit te ekzekutorët dhe persona që kanë djegur makinën. Ai tha se këta të fundit janë paguar vetëm për djegien e makinës për të krijuar konfuzion te policia dhe nuk kanë pasur lidhje me ekzekutimin e Backës.

“Ngjarja është raportuar nga qytetari digjital si një qytetar i dhunuar. I ka kapur grupi që kontrollonte territorin. Unë mendoj se është e rëndësishme të prevalojë gjakftohtësia dhe qetësia. Edhe në Fier i zgjidhin vetë problemet. Kemi të bëjmë një familje që janë shumë të fuqishëm financiarisht. Janë shqiptarët e Kosovës të vendosur në Fier dhe janë bërë shumë të fuqishëm. Personat që janë goditur i kanë të gjitha mundësitë për të krijuar një zinxhir që do kishte pasoja.

Aty thuhet kanë ikur në drejtim të Vlorës. Po kush i pa që kanë ikur në drejtim të Vlorës. Makina e atentatit çohet në një drejtim tjetër ndërsa makina është çuar në drejtim tjetër. Ata kanë ikur në drejtim të fshatit Daullas. Fieri është një qytet që ka më shumë hyrje dhe dalje në Shqipëri. Ngjarjet në Fier janë shumë të sofistikuara. Ai që ka djegur makinën ka pasur vetëm atë detyrë, të djegë atë makinë”, tha Hoxha.

Gazetari theksoi se vendi ku ka ndodhur ngjarja është e pajisur me kamera sigurie dhe do të jenë pamjet e marra prej tyre që do të çojnë policinë në ndonjë indicie për zbulimin e autorëve. Ai u shpreh se targat e Kosovës kanë lidhje me origjinë e viktimës, i cili është mes shqiptarëve të Kosovës të vendosur prej vitesh në Fier.

“Makina është me targa të Kosovës sepse viktima është me origjinë nga Kosova  Subjekti ku ka ndodhur ngjarja ka kamera sigurie. Autorët kanë kryer atentatin. Automjeti është me numër shasie të fshirë. Autorët janë kujdesur të fshijnë edhe numrat e armëve. Unë besoj se me autorët e kësaj ngjarje ose kush fshihet pas kësaj ngjarje. Kemi të bëjmë me organizatorë, financues dhe ekzekutorë. Nëse kapen autorët ti nuk shkon dot te porositësi dhe te financuesi. Ngjarjet e fundit, kanë dëshmuar se kemi vrasës me pagesë që nuk janë kapur. Në rastin e Backajve është e vështirë të përdorësh vrasës lokalë. Duhet të ndërtosh një skemë që të jetë më e vështirë për t’u zbuluar.

Ti mund të shoqërosh 25 veta atje por ato nuk kanë asnjë vlerë. Policia do ketë avantazh nëse i bind familjarët të bashkëpunojnë. Kjo ka hapur probleme të mëdha në Fier. Palët e përfshira kanë para, logjistikë, burime njerëzore të mëdha. Kanë lidhje te forta në politikë në gjyqësor. Prandaj Fieri është aq i ndërlikuar. Sepse është i ndërlidhur me shumë interesa. Ekzekutimi në atë formë është jashtë rregullatorit të asaj që ndodhte deri tani në Fier. Në Fier që dje ka pasur një formë rivlerësimi të masave të sigurisë. Njerëzit në qytet janë spostuar në zonat e veta“, tha Artan Hoxha.