BREAKING NEWS

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e atentatorëve të biznesmenit Dhima. Përdornin uniforma dhe ID të RENEAS dhe lëviznin lirisht në vend

Zbardhen të tjera detaje të forta/ Publikohen fotot dhe emrat e
x

Politike

“Ju jeni ata që sjellin ndryshimin”, ambasadorja Yuri Kim del me mesazhin e rëndësishëm

“Ju jeni ata që sjellin ndryshimin”, ambasadorja Yuri Kim del

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë publik mesazhin e fortë që tha ambasadorja Yuri Kim gjatë një bashkëbisedimi mbi pjesëmarrjen qytetare sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike.

Sipas ambasadores, të rinjtë janë tata që sjellin ndryshimin dhe duhet të mbrojnë të drejtat e tyre.

“‘Ju jeni ata që sjellin ndryshimin. Kur mbroni të drejtat tuaja, udhëhiqni fushata, dilni vullnetarë në komunitetet tuaja dhe votoni në zgjedhjet tuaja, ju keni ndikim dhe jepni kontribut për një të ardhme ku shqiptarët kanë mundësinë të lulëzojnë’, tha Ambasadorja Yuri Kim gjatë bisedimit mbi pjesëmarrjen qytetare, sfidat me të cilat përballen të rinjtë shqiptarë kur bashkohen me forcën punëtore dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset demokratike me anëtarët shqiptarë të Rrjetit Rinor Europian të Demokracisë (EDYN) të USAID/Albania. Presidentja e EDYN, Juela Hamati, drejtoi diskutimin gjatë të cilit Ambasadorja Kim theksoi vlerën e pjesëmarrjes rinore në Shtetet e Bashkuara dhe i nxiti këta të rinj shqiptarë të vazhdojnë të jenë avokatë për një të ardhme më të ndritur e më të zhvilluar në Shqipëri.”, bën të ditur Ambasada Amerikane.

Më të lexuarat