BREAKING NEWS

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste të reja me COVID u regjistruan në 24 orët e fundit në Shqipëri

Mbi 2 mijë testime! Zbardhen të dhënat e fundit, ja sa raste
x

Aktualitet

“Ju lutem zgjohuni nga gjumi, hapni sytë dhe shikoni të vërtetën”/ Trondit mjeku, tregon se çfarë po ndodhte sot orën 3 të mëngjesit përpara Sanatoriumit

“Ju lutem zgjohuni nga gjumi, hapni sytë dhe shikoni të

Rreth orës 3 të mëngjesit, mjeku Dritan Koçiaj përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar se kapacitete spitalore COVID janë ezauruar dhe pacientet po kurohen nëpër ambulanca.

Në një thirrje të fortë, dërguar kryeministrit Edi Rama, Komitetit të Ekspertëve, Ministres Ogerta Manastirliu, Koçiaj thotë se në spitalin COVID2, janë 6 autoambulanca plot me pacientë në orën 3 të mëngjesit.

“Thirrje publike. Drejtuar komitetit te eksperteve, ministres se shendetesise, kryeministrit te vendit. Ju lutem zgjohuni nga gjumi. Eshte ora 03 e mengjesit sot dt 22 nentor eshte ftohte dhe kam 3 ore e gjysem me pacient ne autoambulance ne deren e spitalit Shefqet Ndroqi. Porsi une jane dhe 6 autoambulanca te tjera me paciente. Vende ne urgjencen pritese po keshtu dhe ne pavione nuk ka. Vazhdojme t’i nderrojme bombolat e 02 autoambulancave por kjo nuk eshte zgjidhje. Nderkohe me bindje jua them se ne linjen e 127 kush e di sa jane ne pritje. Ju lutem zgjohuni nga gjumi hapni syte dhe shikoni te verteten ne sy. Ju lutem zgjohuni dhe hapni Covid 4 qofte edhe me infermiere per oksigjenimin e pacienteve me saturime te uleta. Ju lutem zgjohuni dhe angazhoni shtreterit ne spitalet rajonale sadopak qofshin ato. Ju lutem zgjohuni se neser do jete vone. Po kolapsohet sistemi. Cdo jete vlen. Dhe cdo jete e humbur do jete ne ndergjegjet tuaja jo te ne mjekeve apo infermiereve qe punojme e do vazhdojme te punojme.”, shkruan mjeku.

“Ju lutem zgjohuni nga gjumi, hapni sytë dhe shikoni të

Më tej, në një tjetër koment të orës 07:15 e mëngjesit, mjeku thotë se situata është po e njëjtë, dhe se pacientët vazhdojnë të jenë në autoambulanca.

KOMENTI I MJEKUT:

Sa per sqarim edhe tani pra 07.15 pacienti ( pacientet) vazhdon ne makine. Zbritem nga senatoriumi ne qsut per te nderruar turnin. Persa i perket pjeses se “panik” mesazhi ishte shkruar pas 3.5 ore qendrimi kohezgjatje e mjaftueshme per reagimin e strukturave . Te garantoj se dhe familjarin tim ta kisha me shume s’kisha cfare beja . Thirrja kish te bente me zgjidhjen e problemit te atyre qe ishin ne autoambulanca dhe te tjereve qe gjate stacionimit te mjeteve prej 7 oresh ishin duke thirrur per ndihme. Dhe per t’i vene kapak kujdo qe ti ndodhe dicka e tille pamvaresisht fuqise ekonomike nuk ka ku e zgjidh pervec se ne shtet apo Turqi sepse privati nuk i pranon.

“Ju lutem zgjohuni nga gjumi, hapni sytë dhe shikoni të