BREAKING NEWS

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh prapaskenat: Marrëdhëniet u normalizuan pas 20 muajsh, ja për çfarë ramë dakord!

Përfundon takimi Hoti-Vuçiç, i dërguari i BE zbardh
x

Aktualitet

“Ka dhënë rezultat pozitiv”, mjeku zbulon detaje për medikamentin e ri që do të përdoret kundër COVID-19

“Ka dhënë rezultat pozitiv”, mjeku zbulon detaje për

Mjeku anestezist Teni Kamberi gjatë një lidhje direkte  me “ABC e mëngjesit” ka prezantuar një medikament të ri që mund të ndihmojë në “luftën” kundër COVID-19.

Studimet e fundit treguan se hidroksiklorokina duhet të hiqej nga terapia. Mjeku anestezist tregoi se tashmë “anakina” është preparati më i ri që do të përdoret kundër koronavirusit.

Më tej ai sqaroi se studimi ende nuk është bërë publik, ndërsa shtoi se te pacientët që janë trajtuar me këtë preparat numri i vdekjeve ka qenë më i ulët, rreth 24 %.

Kamberi: Dje kanë filluar të publikohen rezultatet e para të një studimi të fundit. Bëhet fjalë për preparatin “anakina”. Është një preparat që përdoret për trajtimit artritit reumatoid. Është bërë një studim me pak pacientë. Vdekshmëria tek pacientët që nuk është përdorur anakina ka qenë mbi 75% , ndërsa te pacientët që kanë përdour këtë trajtim është 24%. Studimi akoma nuk është publikuar, ju jeni të parët që po e dëgjoni.

Sakaq ai shtoi se janë përdorur shumë trajtime, por për momentin nuk ka asgjë konkrete për realizmin e një vaksinë.

Më të lexuarat