BREAKING NEWS

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit dhe kërcënon kandidatët demokratë që garojnë në zgjedhjet e 14 majit, ja si po i mban peng dhe shantazhon

Berisha vë në lëvizje njerëzit e botës së krimit
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën, zbulon arsyen pse nuk iu bashkua koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Nuk përmbahet Dash Shehi, sulmon ashpër Metën dhe Berishën,
x
BREAKING NEWS

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep dorëheqjen pas përfshirjes së njerëzve me precedentë penalë

Kriminelët në fushatën e 14 majit, kryetari i PS Mirditë jep
x
BREAKING NEWS

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane jehonë SKANDALIT ‘McGonigal’: Kina ndikoi në mënyrë korruptive te Rama

“Korrupsioni në FBI dhe Ukrainë”/ Media amerikane
x
BREAKING NEWS

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe tregon si po shkon drejt burgut ish-kryeministri, zbardh planin e tij për të shkaktuar sërish vrasje politike

Ja sëmundja nga e cila vuan Sali Berisha, Spartak Braho zbulon misterin dhe
x
BREAKING NEWS

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë të lartë, të rejat e fundit nga hetimet për sulmin ndaj Top Channel. Hetuesit kanë tre profile të sakta ADN-je

Drejt zbardhjes së plotë! Person me rrezikshmëri shumë
x
BREAKING NEWS

Gazetari zbardh prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ka pasur marrëveshje të heshtura, ja ujditë që janë bërë në disa bashki në veri të vendit

Gazetari zbardh prapaskenat mes PD dhe kandidatëve të primareve: Ka
x
BREAKING NEWS

Koncesionet dhe investitorët strategjikë shkaktojnë debate tek “Ligjet”, opozita prezanton projektligjin për kompanitë “offshore” dhe kërkon të ndalohen pasi mbi 1 miliardë euro shkojnë te qeveria

Koncesionet dhe investitorët strategjikë shkaktojnë debate tek
x

Aktualitet

"Ka dobësuar marrëdhënien me SHBA-në", Nazarko ka reaguar mbi çështjen e Asociacioni: Ndërkombëtarëve u intereson pohimi i Kurtit

"Ka dobësuar marrëdhënien me SHBA-në", Nazarko ka

Në studio ka qenë i ftuar analisti, Mentor Nazarko, i cili ka komentuar situatën aktuale në Kosovë në lidhje me çështjen e Asociacionit. Kujtojmë që kryeministri Kurti ditën e sotme duket se bëri një hap pas duke pranuar Asociacionin, por duke vendosur 6 kushte. Nazarko u shpreh se për ndërkombëtarët e rëndësishme është pjesa e parë që ai e pranon.

Për bashkësinë ndërkombëtare është e rëndësishme pjesa e para e deklaratës së Kurtit, ku ai pohon se e pranon Asociacionin. Qëndrimi i sotëm i Kurtit është diçka pozitive, në publikun kosovar ai për herë të parë ka mbajtur këtë qëndrim.

Po të kishte vepruar Kosova me SHBA, Asociacioni do të ishte përfshirë tanimë në planin franko-gjerman. Nëse Kosova shpall gatishmërinë, do të duhet 1-2 muaj për të vendosur dhe më pas kjo sërish mund të kalojë brenda planit franko-gjerman”, tha fillimisht Nazarko.

Kurti gjatë fjalës së tij ditën e sotme la të kuptohet se po pranon të bëjë një lëshim, ama do të fitohet njohja reciproke.

Për Nazarkon, njohja reciproke nuk do të ndodhë pasi nuk është e përfshirë në plan. Analisti thekson se njohja reciproke ka qenë e përfshirë vetëm në planin e Trump, por që më pas për shumë arsye nuk u arrit.

“Ai është përpjekur që këtë tërheqje të madhe nga një temë kryesore për të kur ishte në opozitë ta paraqesë një dorëzim me kusht.

Njohja reciproke nuk mund të ketë. Këtë e parashikonte plani i Trump, i cili për shkak të taksës dhe disa arsyejeve të tjera nuk u realizua.

Fakti që njohja reciproke ka ekzistuar, është tregues i qartë se kjo sjellje refuzuese, i ka humbur shumë kohë Kosovës, ka dobësuar marrëdhënien e saj me SHBA. Kjo nuk është vetëm për shkak të sjelljes së Kurtit, por të gjithë liderëve të klasës politike kosovare, të cilët duke pranuar një ndjenjë faji duhet të bëhen bashkë dhe të shkojnë drejt planit.

Kurti që del sot me atë deklaratë, Kurti që udhëheq këtë qeveri, që pa t’i mohohej aplikimi për në KE, tregon një Kosovë shumë të dobët. Kosova duhet të fokusohet te rritja e marrëdhënieve më SHBA dhe të ketë unitet të brendshëm. Kosovës i duhet të rritet fuqia negociatore dhe kjo rritet duke pasur unitet të brendshëm. Kjo nuk shihet sot, ka përçarje.

Opozita e sotme e Kosovës nuk duhet t’i bëjë Kurtit, atë që Kurti i bëri asaj kur ishte në opozitë”,theksoi Nazarko.

Më të lexuarat