Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar

Paketa e Biznesit në mbështetje të çdo biznesi shqiptar
x

Aktualitet

“Ka hetuar rastin e Jan Prengës”, Artan Hoxha zbulon detaje për prokurorin që ka në dorë çështjen e Preng Gjinit: Nuk besoj që do qëndrojë...

“Ka hetuar rastin e Jan Prengës”, Artan Hoxha zbulon detaje

Gazetari Artan Hoxha thotë se hetuesit kanë mundur të gjejnë vendin se ku i është vendosur lënda eksplozive makinës me të cilën udhëtonte Preng Gjini në momentin që iu bë atentat.

Hoxha tha se momenti është kapur në kamera, po ashtu edhe momenti i shpërthimit të lëndës eksplozive te “Ura e Selitës”.

Gazetari tha se beson te puna e prokurorit që ka marrë në hetim ngjarjen.

Pjesë nga deklarata e gazetarit Hoxha:

Në vrasjen e Kastriot Reçit, policia personin e parë shkoi të arrestonte Preng Gjinin, pavarësisht se ai ishte në një lokal në Don Bosco me kamera. Dhe nuk u provua, sepse ai kishte një alibi shumë të fortë, dhe kamerat, dëshmitarët.

Kamerat e bashkisë e kanë kapur më mirë aty, është dhe një kamera e rezidencës ushtarake turke, kamera 360gradë. Prokurori që e ka marrë çështjen është shumë i rreptë, dhe i saktë. Por nuk besoj se do qëndrojë gjatë, pasi është nga e njëjta zonë. Është prokurori që ka patur edhe çështjen e Jan Prengës.