BREAKING NEWS

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga Milaim Zeka: Ja premtimi për Gjykatën e Hagës

“Ju heqim non gratat”/ Skandali i McGonigal, "bomba" nga
x
BREAKING NEWS

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për të plagosur

Sherr mes disa të rinjve në një lokal, raportohet për
x
BREAKING NEWS

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të shokuar, na ka lënë pa fjalë

Ngjarja tronditëse në Gramsh, flet kryeplaku i fshatit: Jemi të
x
BREAKING NEWS

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të reja për ngjarjen e rëndë në Gramsh

Autori pastroi gjakun dhe mbuloi trupat e viktimave, zbardhen detaje të
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit te Sheshi Skënderbej, policia del me thirrjen e rëndësishme për qytetarët

E rëndë/ I riu u ther me thikë në 2 të mëngjesit
x
BREAKING NEWS

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e rëndësishëm, zbardhen me shpejtësi detajet

Sëmuret Edi Rama, kryeministri mungon në eventin e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e viktimave, fqinji rrëfen situatën mes vëllezërve

Tragjedia në Gramsh/ Hapen dyert e mortit në shtëpitë e
x
BREAKING NEWS

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi Ramën: Është një goditje e madhe

Gazetari Robert Papa zbulon arsyen pse SHBA nuk e shpall dot non grata Edi
x

Aktualitet

"Ka një krizë lidershipi në Evropë", Milo analizon politikat anti-emigratore: Ky vend do ketë qasje më agresive në Mesdhe

"Ka një krizë lidershipi në Evropë", Milo analizon

Ish-ministri i Jashtëm, Paskal Milo, komentoi në edicionin e lajmeve në MCN TV qëndrimet kryeministres italiane Meloni ndaj emigracionit ilegal dhe përplasjet institucionale brenda BE-së. Sipas Milos, Meloni do të qëndrojë fort te politikat anti-emigratore që kanë krijuar një problem real për Italinë, që duhet trajtuar globalisht. Milo është i mendimit që Europa ka nevojë ta disiplinojë emigracionin sikundër ka bërë SHBA apo Kanadaja. Milo thotë se në horizont po shfaqet një krizë lidershipi në Evropë. Po ashtu ai thekson se ka nevojë për një traktat të ri që përcakton kompetencat e institucioneve të BE.

Çdo ndryshim politik ose qeverie në vendet evropiane, përcakton edhe ndryshime në qëndrimet për çështje të mëdha, rrjedhimisht edhe në politikën e jashtme. Italia e ka pasur prej vitesh problem me emigracionin ilegal, sidomos nga Afrika e Veriut. Meloni është përfaqësuese e kësaj rryme që e ka mbajtur si flamur ketë çështje. Sapo ka ardhur në pushtet, që të ruajë pozicionin politik dhe votat, patjetër do qëndrojë fort në politikat e saj anti-emigratore. Ana tjetër e problemit janë këto që po shohim në ekran, që Italia pafundësisht inondohet nga valë emigracioni nga Afrika e Veriut. Kjo ka krijuar probleme për këdo. Përpos problemeve financiare krijon edhe probleme të tjera që janë shqetësim real për Italinë. Nuk besoj se problem zgjidhet me një apo dy mbledhje të ministrave të brendshëm të BE, Francës apo Italisë. Është problem global dhe duhet trajtuar sipas rëndësisë globale. Duhen investime të mëdha të bëhen në Afrikë që njerëzit të qëndrojnë atje. Mos shkojmë larg, ja ku jemi ne ku po zbrazet ky vend. Po ikin të rinjtë sepse kërkojnë jetë më të mirë, një trajtim më të mirë që nuk e sigurojnë në vendin e tyre. Është bërë si trendi oburra të ikin, sepse nuk duan të ndërtojnë të ardhmen në Shqipëri. Duan të marrin paga të mira pa punuar. Të tilla politika ka Evropa, s’është problem për Kanadanë dhe SHBA-në që kanë emigracion të kontrolluar, me filtër, marrin aq sa duan. Edhe Evropa ka nevojë për ta disiplinuar. Evropa Perëndimore ka nevojë për fuqi punëtore, por duhet të disiplinohet. Nuk ka rregulla, disiplinë, marrëveshje, me kuota, për të rregulluar çështjen e fuqisë punëtore në Evropë. Qëllimi është të reduktohet jo të eliminohet”.

Lidhur me raportet Itali-Francë, Milo thotë se pas ardhjes së Melonit ka një përplasje politike dhe konceptesh mes dy vendeve, që jep një shembull të keq për shtetet e tjera evropiane.

Janë dy vende themeluese të BE dhe marrëdhëniet mes tyre dëmtojnë vet BE-në dhe jep një shembull të keq për marrëdhëniet e të tjerëve në Evropë. Janë interesat në mes që përcaktojnë edhe qëndrimet politike për emigracionin. Të dyja vendet kanë influencë në Afrikë, veçanërisht në Afrikën Veriore. Me ardhjen e Melonit ka një përplasje politike dhe përplasje konceptesh dhe qasjesh evropiane. Macron është më Evropian, kurse Meloni është euroskeptike. Ajo detyrohet të respektojë BE-në si institucion. Do përpiqet të mbrojë interesat e Italisë brenda kontureve të BE. Do ketë Italia një qasje më agresive ndaj politikave migratore në Mesdhe”.

Milo tha se ka një rivalitet institucional dhe personal mes Michel të Këshillit Evropian dhe Von der Leyen të Komisionit Evropian.

Në horizont po shfaqen shenja të një krize lidershipi sepse ka filluar të flitet dhe jo pa arsye, se ka një mosmarrëveshje për të mos e quajtur konflikt mes dy institucioneve të BE, Këshillit Evropian dhe kryetarit Michel, dhe Komisionit Evropian të kryesuar nga Von der Leyen. Kjo mosmarrëveshje rrjedh jo vetëm nga rivaliteti institucional dhe personal, se cilit do t‘i dëgjohet zëri dhe kush vendos më shumë, por edhe për faktin që institucionet e BE si kanë shumë të qartësuara kompetencat, edhe pse ekzistojnë traktate. Ka mbivendosje dhe ajo ka bërë të reflektohet në praktikë. Nëse do thellohet, do thellohet kriza institucionale e vet BE. Duhet të flasim edhe për një tendencë të pakënaqësive të anëtarëve ndaj institucioneve dhe vendimeve të BE. Ka vende si Hungari, Poloni, ndonjëherë edhe Çekia që kanë reaguar ndaj reagimeve të BE dhe BE ka qenë gati për t’i penalizuar. Kjo çon në domosdoshmërinë e ndryshimeve të thella pas 13 viteve që është miratuar traktati i Lisbonës. Po lind nevoja për një traktat të ri të BE që do përcaktonte më mirë kompetencat”.

Milo thotë se kredibiliteti i BE në sytë e popujve të Ballkanit Perëndimor dëmtohet kur ata shohin që ka përplasje institucionale.

Gjermania dhe Franca është dyshja që ka udhëhequr procesin dhe një çarje mes tyre dëmton BE-në. Nëse vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshi Shqipërinë, i shohin institucionet e BE shpresëplotë se do lehtësojnë procesin e integrimit, tani kur shohin që ka përplasje institucionale, hendek mes atyre që deklarohen dhe atyre që bëhen, patjetër që dëmtohet kredibiliteti i BE në sytë e popujve të Ballkanit Perëndimor. Ne urojmë që kjo të mos jetë e vërtetë dhe do ta shohim më konkretisht në 6 dhjetor kur do bëhet samiti. Do shikojmë çfarë do ofrojnë. Është rast ideal që vijnë liderët e BE, por me ç’premtim do vinë, do vinë vetëm me fjalë e deklarata apo do kenë qëndrime zyrtare dhe angazhuese, për të bërë diçka për Ballkanin Perëndimor”.