Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

"Ka një zhvillim dramatik", Lorenc Vangjeli nxjerr prapaskenat e rënda, zbulon lidhjen mes parave ruse të lobimit në SHBA dhe vilës së Bashës në Tiranë

Postuar: 08/11/2019 - 23:59

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është marrë i pandehur ditën e sotme bashkë me ish-sekretarin e përgjithshëm të PD-së Ristani dhe një zyrtar të partisë së tij.

Analisti Lorenc Vangjeli paralajmëron një lidhje të çuditshme mes personazheve të përfshirë në historinë e lobimit në SHBA të Partisë Demokratike, dyshimit për përdorimin e parave ruse dhe historisë së vilës me qera ku është zhvendosur kryetari i PD-së Lulzim Basha.

Vangjeli tha:

“Ka një zhvillim dramatik dhe ende të mistershëm në historinë e lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, me lobistin Nick Muzin. Dy personazhe nga Tirana, të afërt me Lulzim Bashën, konfirmohet se kanë udhëtuar në pranverën e vitit 2017 në Edinburg, në Skoci.  Një udhëtim që ishte i lidhur dhe kishte “destinacion” kompaninë Biniatta Trade, një nga hallkat e zinxhirit financiar që sherbeu për të bërë pagesat e lobimit. Për një koinçidencë të çuditshme, njëri nga këta personazhe, i dyshuar se ka ndihmuar në realizimin e kësaj skeme, shfaqet sërish, kësaj here në Tiranë. 

Zbardhja e pronësisë mbi vilën në të cilën po jeton me qera tashmë kryetari Basha dhe financimin mbi blerjen e saj, mund të shpjegojë edhe motivin se pse disa njerëz bëjnë karrierë të çuditshme në PD, specifikon një burim i mirinformuar për Java në RTSH”

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/11/2019 - 14:23

Gazetari Artan Hoxha nëpërmjet një statusi në Facebook ka ironizuar deklaratën e Presidentit Ilir Meta teksa përshëndeste një ushtar të Gardës paraditen e djeshme.

Postuar: 22/11/2019 - 14:08

Një automjet tip Audi A4 ka dalë nga rruga në rrethrrotullimin e Çermes në Lushnjë.

Postuar: 22/11/2019 - 13:44

Policia e Krujës kap dhe ndalon një të kërkuar për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve.

Postuar: 22/11/2019 - 13:29

Mjeti që drejtohej nga një femër, e cila kishte në makinë dhe djalin e saj është përplasur në aks

Postuar: 22/11/2019 - 13:26

Pas denoncimit të Presidentit Ilir Meta se këshilltari i tij Tedi Blushi është kërcënuar e shanta

Postuar: 22/11/2019 - 13:16

4 fëmijë të shkollës 9-vjeçare në Golem janë helmuar nga një sprai boje, ndërkohë që kanë qenë du

Postuar: 22/11/2019 - 13:04

Falë një operacioni të strukturuar mes Policisë së Shtetit dhe Prokurorisë mëngjesin e djeshëm u