
Surpriza ‘të pakëndshme’ 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë jep detajet sa raste të reja janë shënuar me COVID

“Ka qenë e prekur me COVID”, avokatët e sanitares që i zhvati 8 milionë lekë vajzës së pacientes, bëjnë kërkesën e rëndësishme në gjykatë: Do sjellim prova që...

Shkruar nga SOT.COM.AL 14 Janar 2021

Gjatë seancës së sotme gjyqësore, avokatët e sanitares 58-vjeçare të arrestuar për mashtrim pas skandalit të zbuluar në spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë, kanë kërkuar një masë më të lehtë sigurimi në seancën e sotme, me afat 1-mujor.
Avokatet kanë deklaruar se klientja e tyre është në gjendje jo të mirë psikologjike dhe ka qenë e prekur me COVID-19, ndaj gjendja e saj nuk është e mirë, teksa kanë paralajmëruar prova që japin një tjetër tablo.
“Ngjarja është e rëndë për opinionin publik. Do kërkojmë hetim të plotë. E mbrojtura prej nesh është në gjendje jo të mirë psikologjike. Ka qenë e prekur me COVID dhe gjendja shëndetësore nuk është e mirë. Kërkojmë një masë më të lehtë me afat 1-mujor. Do të sjellim prova që japin një tjetër tablo”, deklaruan avokatet.
Ato e kanë cilësuar të paligjshëm përgjimin. Vetë sanitarja e spitalit COVID 2, T. Alldervishi nuk dha shpjegime.
Prokurori Bledar Valikaj deklaroi se sanitarja i mori 2 mijë lekë vajzës së pacientes vetëm për t’i futur celularin brenda në spital dhe se paratë i mori me pretendimin për tua çuar infermiereve, ndërkohë që pacientja i thoshte të bijës se nuk i jepej shërbim.
Prokurori Valikaj, tha se po hetohet nëse kemi të bëjmë me një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19.
“Sanitarja i jepte kallëzueses edhe një listë me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Sanitarja Alldervishi në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak. Gjatë turnit të natës merrte më shumë para”, tha organi i akuzës.
Më të lexuarat


Zv.ministri i Brendshëm ‘kyç gojën’ ku e pyesin zhdukjen e biznesmenit italian, gazetarja ia plas të qeshurës: Të mos kishit ardhur fare pra! (Debati)

Zhdukja e biznesmenit të fuqishëm italian, Klodiana Lala jep detajet e forta: Kam folur me bashkëjetuesen, në makinë u gjet…

SKANDALI te “Shefqet Ndroqi”/ 70-vjeçari humb jetën në spital nga COVID, në morg i vjedhin aparaturën e oksigjenit 5 mijë euro që ia kishte siguruar e bija

Dy shpërthime të fuqishme trondisin Lezhën, Policia në alarm

Plas një SKANDAL tjetër tek Infektivi, djali zbulon detaje tronditëse pasi i ndërroi jetë babai: E intubuan dhe i morën 200 mijë lekë në portofol, 600 ia morën nga karta e bankës! Ja çfarë më tha infermierja

Lufta me koronavirusin në Shqipëri / Albana Fico jep lajmin e mirë

Të rinjtë shqiptarë vunë në rresht ushtrinë / Vjen mesazhi i fuqishëm nga Greqia

"Merr drutë nga shtëpia për të ngrohur nxënësit e tij", mësuesi që bëri xhiron në rrjet nxjerr blof Sali Berishën

Rritja e rasteve 24 orët e fundit, epidemiologia Eugena Tomini zbulon kush janë dy “vatrat e nxehta” të Covid-19 pas Tiranës

Aksident i rëndë, humb jetën 1 person
