BREAKING NEWS

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme tërmeti në Korçë, ja ku ishte epiqendra dhe sa ballë

Nuk gjen qetësi toka, 3 lëkundje të njëpasnjëshme
x

Aktualitet

“Kalaja ime ra”/ Si u njohën Nexhmija dhe Enveri? Blendi Fevziu tregon detajin interesant: Ja për kë u pendua ish-diktatori

“Kalaja ime ra”/ Si u njohën Nexhmija dhe Enveri? Blendi Fevziu

Gazetari Blendi Fevziu tregoi detaje nga njohja e Nexhmijes me bashkëshortin e saj Enver Hoxha. Sipas tij, ajo u njoh në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste në Tiranë.

Blendi Fevziu: Ata janë njohur në mbledhjen themeluese të rinisë komuniste në shtëpinë e Ije Vokshit. Janë njohur aty, ajo ka qenë në një celulë me Qemal Stafën. Ajo thotë në një moment që Enver Hoxha më tha: Nexhmije dua të kaloj jetën me ty. Pas dy javësh “kalaja ime ra”. Ata jetonin në shtëpinë e Hysen Selfos.

Ndërkohë, Blendi Fevziu tregoi edhe një detaj interesant. Ai u shpreh se të gjithë njerëzit që u bënë mentor të lidhjes së Nexhmijes me Enverin, më pas u vranë.

Blendi Fevziu në Ora Neës: Ai u vra më pas, dhe Enver Hoxha shprehu pendesë, e vetmja. Më pas jetuan në shtëpinë e Bari Omarit, kunatit. Edhe ai më pas u arrestua dhe u vra. Nexhmije Hoxha u martua me Enverin natën e vitit të ri. Të gjithë njerëzit që qenë mentor të kësaj lidhje u vranë. Ai ishte një regjim me rregulla strikte. Në atë regjim nuk mund të kishte emocion, ndjenjë njerëzore, dashuri. Rasti më tipik është ai që ka rrëfyer Liri Belishova, shoqja e Nexhmijes. Ajo u internua, në momentin e fundit vajza e saj u identifikua me kancer dhe kërkoi që të rrinte pranë vajzës së saj. Ajo i kërkoi Nexhmijes por ajo nuk i dha kurrë një përgjigje.