Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kaluan natën të ngujuar tek Fakulteti i Ekonomisë, studentët bëjnë deklaratën e papritur: Është hera e parë që ndodh kjo

Postuar: 12/01/2019 - 09:52

Pasi kanë kaluar natën në ambientet e fakultetit, mëngjesi i sotëm është shoqëruar me incidente mes studentëve dhe rojeve të sigurisë në Fakultetin e Ekonomisë.

Një nga studentet protestuese ka denoncuar në një prononcim për “OraNeës” se dera kryesore e Ekonomikut është mbyllur me zinxhirë për të mos u lejuar futja e studentëve të tjerë brenda.

Ja çfarë thotë ajo:

Nuk është hera e parë që kemi konflikte të këtij lloji. Kanë qenë provokimet nga ana e rojeve të sigurisë. Dera është e mbyllur zinxhirë. Është hera e parë që ndodh sepse zakonisht e mbyllin vetëm me çelës. Dera është mbyllur për të mos u lejuar asnjë njeri të futet. Ata thonë se kemi marrë urdhra nga lart se dera do të qëndrojë e mbyllur dhe ne të vazhdojmë ngujimin. Kemi provokime. Unë personalisht jam fyer, nuk dua ta përmend fjalën fyese që është përdorur kundrejt meje. Nuk ka pasur përplasje fizike. Studentit është kërcënuar, iu është thënë: ju nuk na njihni ne, nuk e dini kush jemi ne, nuk e dini çfarë ju bëjmë ne. Ngujimi do vazhdojë. Ne do vazhdojmë të qëndrojmë këtu. Do bëjmë maksimumin tonë që dera të hapet pasi ka edhe studentë të tjerë nga Ekonomiku që duan të vijnë dhe të na mbështesin, askush nuk ka të drejtë të na ndalojë. Temperaturat ishin të ftohta por brenda ka pasur drita. Në ndryshim nga ditët tjera që dritat na i prenë dhe qëndruam me qirinj. Kemi pasur ngrohje.”

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/03/2019 - 19:10

Një apartament në katin e tretë në rrugën “Ura”, zonën e Kinostudios në Tiranë ka marrë flakë ditën e sotme.

Postuar: 25/03/2019 - 19:00

Shkëlqim Duka, kolegu i Ravik Gurrës, avokatit që u vra në mënyrë mafioze përpara disa ditësh në

Postuar: 25/03/2019 - 18:50

Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Elbasan-Peqin në fshatin Papër

Postuar: 25/03/2019 - 18:43

Dhoma Kombëtare e Avokatisë është solidarizuar me kolegët e Elbasanit për vrasjen e avokatit të

Postuar: 25/03/2019 - 18:39

Studentët paralajmërojnë  rikthimin e protestave masive duke paralajmëruar se ditë të vështi

Postuar: 25/03/2019 - 18:35

Ka nisur edhe sot protesta e banorëve të Unazës së Re, të cilët kundërshtojnë projektin e Unazë

Postuar: 25/03/2019 - 18:22

Pavlin Polia, vëllai i biznesmenit Ferdinand Polia, i cili u ekzekutua 4 ditë më parë në Grudë