BREAKING NEWS

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik

“Të gjitha gati brenda vitit 2021”, Rama jep lajmin fantastik
x

Aktualitet

“Kam dalë i fundit godina, Teatri u mbyll...”, aktori i njohur bën deklaratën e fortë

“Kam dalë i fundit godina, Teatri u mbyll...”, aktori i njohur

Aktori Neritan Liçaj ka thënë në Zonë e Lirë, mbrëmjen e sotme se një pjesë e tij mbeti nën rrënoja, ditën e shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Liçaj tha se ishte krenar që luftoi deri në fund për Teatrin dhe tregoi se në momentin kur policia ndërhyri për të nxjerr artistë e aktivistë nga godina e TK, ai ishte i fundit bashkë me një aktore tjetër.

“Janë shumë të ndërthurura të gjitha bashkë, një pjesë e imja ka mbetur nën rrënoja. Pjesa tjetër jam krenar që luftuam deri në fund. Ishte shumë brutale e gjitha, jo si aksion e policisë. Kjo është diktat. I qetë nuk do jem kurrë, gjithë ditën do më shoqërojë. I fundit që ka dalë nga Teatri isha unë dhe një aktore tjetër. Ai Teatër u mbyll me një aktor që doli prej tij”, u shpreh aktori Neritan Liçaj.