BREAKING NEWS

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush është bosi që kishte privatizuar një pjesë të pronës, pritet konferencë nga Agjencia e Administrimit të Pasurive

Sekuestrohet ish-hotel ‘Vollga’ në Durrës, kush
x

Aktualitet

“Kam humbur familjen”/ Vjen dëshmia prekëse e vajzës së vetme të mbijetuar për nënën dhe motrën që u vetëflijuan

“Kam humbur familjen”/ Vjen dëshmia prekëse e vajzës

Një ngjarje e rëndë tronditi vendin ditën e djeshme, një tragjedi në familjen në Kombinat. Blerta është vajza e vogël dhe e vetmja e mbijetuar nga familja Josifi mësohet se është përmendur. 

Pas disa orëve në luftë me vdekjen, Blerta Josifi ka arritur që të dali nga gjendja e rrezikut për jetën. E ndodhur në Urgjencën e Psikiatrisë në QSUT, vajza mësohet se ndodhet në gjendje më të stabilizuar dhe reagon e qan vazhdimisht.

Stafi që përkujdeset për të ka treguar se vajza përsërit herë pas herë të njëjtën gjë, faktin që ka humbur familjen.

“Kam humbur familjen”, shprehet Blerta Josifi pasi u përmend.

Mësohet se familja kishte patur probleme që gjatë kohës kur jetonin në Përmet përpara ardhjes në Tiranë.

Fillimisht kryefamiljari, babai i vajzave vrau veten rreth pesë vjet më parë duke u hedhur nga pallati. Sipas informacioneve ai vrau veten për shkak të problemeve ekonomike dhe pamundësisë për të mbajtur familjen me të ardhura sepse ishte invalid.

Pas kësja ngjarjeje të rëndë, Zhaneta Josifi së bashku me dy vajzat e saj Anisën dhe Blertën, u transferuan në Tiranë për një jetë më të mirë, ku dhe u indoktrinuan më shumë me ideologjinë e sektit të Dëshmitarëve të Jehovait.

Zhaneta Josifi dhe motra e Blertës, Anisa u gjetën të vdekura brenda shtëpisë së tyre mbrëmjen e djeshme pasi vëllai i gruas njoftoi policinë sepse nuk kishte patur lidhje me to prej disa ditësh.

Sipas ekspertizës mjeko-ligjore, 33-vjeçarja Anisa Josifi kishte ndërruar jetë prej 15 muajsh ndërsa nëna e saj Zhaneta dhe motra e saj Blerta për kaq shumë kohë e kishin lyer me vaj ulliri dhe me uthull për të mos lejuar dekompozimin e trupit dhe duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta.

Më të lexuarat