BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Aktualitet

“Kam ngelur pa fjalë. S’e kam besuar kurrë që do prishej”, Roza Anagnosti përlotet 'live' në studio

“Kam ngelur pa fjalë. S’e kam besuar kurrë që do

Aktorja e mirënjohur, Roza Anagnosti, është përlotur ndërsa ka kujtuar ditën e shembjes së Teatrit Kombëtar.

“As nuk e imagjinoja, e dëgjoja po nuk e kam besuar kurrë që do prishej. Kam ngel pa fjalë. Sikundër ra ajo, ashtu edhe organizmi im rrëshqiti, ishte tepër e dhimbshme. Edhe sikur të vinte momenti, që duhej bërë, që duhej prishur me doemos, ai duhet të binte me respektin më të madh, me ceremoni duhet të binte. Është e dhimbshme! Ne si komb i vogël që jemi, ca kemi me vlerë, në radhë të parë? Gjuhën, kulturën edhe nëse shkojmë në Evropë, shkojmë me ate kulturë që e kemi të mrekullueshme dhe e pasurojmë. Ajo ishte kompleks, u bë pedonalja, ishte galeria, teatri, ishte një kompleks shumë i bukur që edhe në Paris mund ta shihje atë”, tha ajo për News24.