BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Aktualitet

“Kanë dashur ta fusin në qorrsokak”, profesori i njohur zbulon çfarë fshihet pas publikimit të videos së bujshme të Ardi Veliut: Nuk është një gabim i rastit!

“Kanë dashur ta fusin në qorrsokak”, profesori i njohur

Pedagogu Artan Fuga ka komentuar videon e publikuar nga drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, e vila shkaktoi mjaft zhurmë në opinionin publik. Ajo ishte videoja e nënës së 15 vjeçarit që u dhunua nga policia në Tiranë, e cila shfaqj me një amrë në dorë. Mirëpo më pas u sqarua se bëhej fjalë për xhirimin e një skene filmi.

Akademiku, Artan Fuga, nuk di të thotë nëse duhet shkarkuar apo jo Ardi Veliu nga detyra e kreut të policisë sikundër edhe kërkon opozita. Por në emisionin "Ditë e Re", Profesor Fuga është i bindur kur thotë se ky nuk është një gabim rasti.

“Nuk ka nevojë ta komentosh.Ajo që ndodhi atë ditë ku Drejtori i Përgjithshëm i Policisë u tregon në telefon imazhe të lëvizshme apo fikse deputetëve duke thënë se ky djalë nuk ka sjellje të mirë për shkakun se nëna e tij paska dalë me një revole… Unë thashë si është e mundur që policia nuk shkon ta arrestojë atë nënën për armëmbajtje pa leje dhe të mos bëjë përgjegjës djalin për nënën dhe as nënën për djalin sepse jemi në një botë qytetare ku secili ka vetëm përgjegjësinë e vet individuale sakohë që nuk është i përfshirë në krime me bazë familjare. Thashë si nuk e arreston, nuk është e mundur.

Në atë moment thashë po bën një gabim për këtë arsye. E dyta, çfarë lidhje ka djali me nënën? Pastaj duke arsyetuar pak më shumë arrita në përfundimin se ajo që ka ndodhur nuk është e rastit. Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë i kanë ofruar një kasetë apo video me foto, nëse ja kanë ofruar vartësit kanë dashur ta fusin në qorrsokak dhe ai ndoshta në momentin e fundit nuk ka ditur sesi të orientohet dhe përpara deputetëve e ka humbur kontrollin dhe e ka thënë.

Por unë supozoj dhe një gjë tjetër që mundet që atë video apo foto ta ketë publikuar që ta diskretitojë për një çështje të vogël që ta zhvendosin vëmendjen nga Teatri ose dikush kërkon ta djegë por jo për arsyen e Teatrit siç kërkon opozita dhe shoqëria civile por për një gabim personal. Nuk është një gabim i rastit.”, u shpreh Fuga.

Më të lexuarat