BREAKING NEWS

Ilir Meta i rikthehet luftës me mazhorancën, kthen për rishqyrtim në Kuvend aktin normativ për OFL, ja pretendimet e presidentit

Ilir Meta i rikthehet luftës me mazhorancën, kthen për rishqyrtim
x

Aktualitet

A kanë konflikte me Redjan Rrajën? Flet prokurori Ndoja dhe ‘i forti’ i Shijakut (Dalin detajet çfarë po ndodh me ta në spital)

A kanë konflikte me Redjan Rrajën? Flet prokurori Ndoja dhe ‘i

Prokurori Arjan Ndoja dhe i plagosuri tjetër që i shpëtuan atentatit te 1 nëntorit tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës kanë deklaruar se nuk kanë konflikte me Redjan Rrajën , personin e arrestuar si një nga të dyshuarit për këtë ngjarje.

Bëhet me dije se deklaratën e kanë bërë teksa janë pyetur në spital pas arrestimit Rrajës, duke thënë se nuk kanë pasur konflikte me të, raporton Panorama.

Ndërkohë që prokurori Ndoj ka kërkuar që mjekimin ta përfundojë duke qëndruar nën kujdesin e stafit të repartit të Ortopedisë, siç bëjnë me dije burime nga ky spital.

Mësohet se tre prokurorët e Krimeve të Rënda kanë marrë disa herë në pyetje të dy të plagosurit, Arjan Ndoja dhe Aleksandër Laho. Ata i qëndrojnë deklaratave të dhëna edhe më parë për hetuesit duke mohuar konfliktet, jo vetëm me Rrajën, por edhe me persona të tjerë.

Ndërkohë që prokurori ndodhet në spital, dy efektivë të policisë së komisariatit të Durrësit qëndrojnë pas dere prej 17 ditësh, duke pasur nën mbikëqyrje gjithë vizitat. Pak ditë pas atentatit humbi jetën shoferi i prokurorit, i cili nuk i mbijetoi dot plagëve të marra.