BREAKING NEWS

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

COVID-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të organizohen primaret në PD

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, zbardhet dokumenti, ja si do të
x
BREAKING NEWS

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar

Çaj kamomili dhe livandë, kura e gjumit të patrazuar
x
BREAKING NEWS

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por unë të vras me gurë”, Lorenc Vangjeli: Nën maskat e policëve, portreti i çdo shqiptari mosmirënjohës

Arrestimi i doktorit të Traumës/ “Ti më ndihmove, por
x
BREAKING NEWS

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja çfarë pritet të ndodhë sot

Fondet nga Rusia/ Mbyllet mbledhja e kryesisë së PD, ja
x
BREAKING NEWS

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”, Artan Hoxha ngre shqetësimin e madh për Shkodrën: Nuk është vetëm krimi!

“Nëse nuk merren masa, të presim vetëm viktima”,
x
BREAKING NEWS

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA përfundon në SPAK

Hetimet për kompleksin “Partizani”, ish-drejtuesi i Komandos FA
x
BREAKING NEWS

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të shpëtojë nga dosja e spiunit, njësoj siç ia hodhi paq me videon me zë dhe figurë të Dritan Priftit, ja prapaskenat

Skema e njëjtë e Ilir Metajt, si po kërkon të
x

Aktualitet

Kanosi punonjësin e policisë teksa po kryente detyrën, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër, kjo është arma që i gjetën me vete

Kanosi punonjësin e policisë teksa po kryente detyrën,

Policia në Gjirokastër ka vënë në pranga një 38-vjeçar pasi ka kanosur një efektiv policie, teksa ky i fundit ishte duke kryer detyrën. Gjatë arrestimit agresorit i është gjetur edhe një armë të ftohtë (thikë).

Njoftimi:

Kanosi për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, si dhe gjatë kontrollit fizik iu gjet një mjet prerës (thikë), arrestohet në flagrancë 38-vjeçari.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin I. O., 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Ky shtetas më datë 15.08.2022, në fshatin Derviçan, Gjirokastër, ka kanosur për shkak të detyrës punonjësin e Policisë, shtetasin H. H., pasi punonjësi i Policisë, në zbatim të detyrave funksionale, ka referuar materialet në Prokurori në ngarkim të vëllait të 38-vjeçarit, i cili ishte kapur më parë nga shërbimet e Policisë me një sasi të vogël lënde narkotike kanabis.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit fizik të shtetasit I. O., gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një mjet prerës (thikë).

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.