Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kapen 2.3 ton drogë në Itali, në pranga 3 shqiptarë

Postuar: 15/11/2017 - 08:35

Policia italiane arrestoi 3 shqiptarë dhe 1 italian, të cilët trafikonin mbi 2.4 ton drogë. Droga u sekuestrua pranë Ravenës dhe sipas mediave italiane, bëhet fjalë për sasinë më të madhe të sekuestruar ndonjëherë në këtë zonë. Të arrestuarit janë të moshave 21, 27 dhe 53 vjeç. Ata u ndaluan në një autostradë, teksa e transportonin lëndën narkotike me furgon drejt Ravenës. Policia sekuestroi 2.4 ton marjuanë, 62 kg hashash e 4 kg vaj hashashi.

Furgoni drejtohej nga italiani dhe një nga shqiptarët e arrestuar. Ndërsa dy të tjerët e shoqëronin me një veturë. Dyshimet, policisë i lindën, pasi furgoni fillimisht nuk iu përgjigj urdhërit për të ndaluar. Por policia arriti ta ndalonte pas një ndjekjeje të shkurtër. Shqiptari arriti të arratisej, por u zbulua më vonë, jo shumë larg autostradës së bashku me 2 shqiptarët e tjerë. Atyre iu sekuestrua edhe një armë pistoletë. Operacioni u zhvillua natën mes të enjtes dhe të premtes, por policia e mbajti sekret për arsye hetimore.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 3

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/11/2017 - 12:47

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditës e sotme në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç.

Mësohet se një makinë ka përplasur për vdekje një 23-vjeçare pranë fshatit Gjormë. 

Viktima është Davida Doda, 23 vjeçe.

Postuar: 21/11/2017 - 12:16

Një i dënuar në burgun e Shën Kollit është vetëvarur ditën e sotme.

Viktima është një 20-vjeçar nga Shkodra.

Postuar: 21/11/2017 - 10:37

Eshtë pranuar ballafaqimi për të vërtetuar kërcëninmin e Ylvi Beqaj, i Besnik Musait me noteren Alda Spahiu dhe Ylvi Beqaj me shoferin e tij. 

Postuar: 21/11/2017 - 09:24

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, përveç masave për displimimin e therjes së kafshëve dhe tregtimit të mishit, gjatë të cilit u mbyllën 94 thertore, ka në qendër të vëmendjes edhe

Postuar: 21/11/2017 - 09:09

Kthjellimet dominojnë bregdetin dhe zonat e ulëta ndërsa kthjellime e vranësira të lehta do të ketë në zonat Lindore.

Postuar: 21/11/2017 - 08:00

Forca e ligjit do të veprojë brenda dhe jashtë vendit në bashkëpunim edhe me partnerët ndërkombëtarë.

Postuar: 21/11/2017 - 07:59

Një çift të moshuarish janë grabitur dhe dhunuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në fshatin Shkallnur të Durrësit.