Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kapen 4 persona të kërkuar në Gjirokastër, mes tyre një grua (Akuzat e rënda)

Postuar: 25/05/2019 - 09:18

 Policia e qarkut të Gjirokastrës gjatë 24 orëve të fundit ka vënë në pranga katër persona, të cilët akuzohen për vepra të ndryshme penale.

Dy persona nga Memaliaj janë vënë në pranga për kultivim të lëndëve narkotike, ndërsa një tjetër me banim në Mamurras u kap duke transportuar 5 shtetas të  huaj si klandestinë.

Gjithashtu edhe në Përmet është prangosur një 30-vjeçar, pasi ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij.

Njoftimi i policisë:

“Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër vijojnë punën për goditje e paligjshmërisë.

Në Memaliaj,  nga Shërbimet e Stacionit të Policisë Memaliaj u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve H.C., 25 vjeç dhe B.C., 47 vjeç, pasi këta shtetas dyshohet se janë autorët e tentativës për kultivim të 60  kubikëve të kultivuar me fara Cannabis Sativa, në fshatin Buz, Memaliaj., si dhe  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër dhe për shtetasin G.Ç., me detyrë kryeplak i fshatit Buz.

Në Gjirokastër, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Q., 20 vjeç, banues në Mamurras, pasi u kap duke transportuar me mjetin e tij 5 shtetas nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Në Përmet, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A.Xh., 30 vjeç, pasi ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/09/2019 - 18:03

Lëkundjet e tërmetit të ditës së shtunë shkaktuan dhe polemika për shkallën e vlerësimit, në Rihter apo në ballë.Në momentet e para të lëkundjes në media u qarkullua lajmi se lëkundjet sizmike ishin 5,8 të shkallës Ri

Postuar: 22/09/2019 - 17:48

24 orë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin, është mbledhur shtabi i Emergjencave Civile të

Postuar: 22/09/2019 - 16:49

Një ditë pas tërmetit të fuqishëm, i cili tronditi Shqipërinë, vijon të raportohen dëme të shumta

Postuar: 22/09/2019 - 16:40

Tërmetet e djeshme në vend sollën dëme të shumta materiale.Në këto foto të bëra në fshatin Zhurje

Postuar: 22/09/2019 - 16:09

Tërmet i fuqishëm që ka tronditur dje Shqipërinë ka lënduar shumë persona dhe ka dëmtuar banesa e

Postuar: 22/09/2019 - 15:53

Në studion e Report Tv, sizmiologu Rrapo Ormeni, ka deklaruar se vendi nuk do të përballet me një

Postuar: 22/09/2019 - 15:47

Ekspertët thonë se në rastet e tërmeteve me magnitudë mbi 5 ballë, mundësia e pasgoditjeve është