Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kapen me kokainë me vlerë 3 milionë euro, arrestohen tre shqiptarë në Zvicër (Detajet)

Postuar: 09/10/2019 - 15:22

Policia e Zvicrës ka sekuestruar 12 kg kokainë të pastër me vlerë 3 milionë euro.Nga ky operacion janë arrestuar 3 shtetas shqiptarë të moshës 23 , 29 e 39 vjeç. Më i riu në moshë është banues në Foggia të Italisë, ndërsa 2 shqiptarët e tjerë janë rezidentë në Piza.

Ndalimi i shqiptarëve u bë në daljen e autostradës A22 që lidh Italinë me Zvicerën në afërsi të komunës Vipiteno.Trafikantët udhëtonin me dy automjetet të ndryshme. Në njërin prej automjetëve ku udhëtonte shqiptari 23 vjecar u gjetën 9 pako kokainë e fshehur në një fund të dyfishtë të modifikuar enkas në makinë. 

Në automjetin e dytë me në bord dy shqiptarët e tjerë u gjet një tjetër pako me kokainë e konfeksionuar me një corap.Kokaina e sekuestruar në të dy automjetet është e të njëjtës cilësi. Dyshohet se kokaina trafikohej nga Hollanda.Cilësia e saj mjaft e pastër bën që nga 1 gramë kokainë të përgatiten 4 doza droge.Tre shqiptarët ndodhen në burgun e Bolzanos e kanë preferuar të mos u përgjigjen pyetjeve të prokurorërve zviceranë. Ata rrezikojnë nga 8 deri në 20 vite burg.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2019 - 18:57

Janë publikuar pamjet e aksionit që Policia e Spanjës në bashkëpunim me Policinë e Shqipërisë dhe EUROPOL realizoi kundër një bande shqiptarësh që vidhnin banesat e lojtarëve të Real dhe Atletiko Madridit.

Postuar: 22/10/2019 - 18:50

Një aksident i rëndë është regjistruar në autostradën Tiranë- Durrës.

Postuar: 22/10/2019 - 18:41

Moderatorja Marsela Topi e Tv Apollonia Fier, është nxehur keq me kameramanët e emisionit pasi kë

Postuar: 22/10/2019 - 18:39

Dilaver Kalaja, shefi i ruajtjes së objekteve të komisariatit nr.1 në Tiranë ka reaguar lidhur me

Postuar: 22/10/2019 - 18:20

Emisioni investigativ italian “Le Iene” ka bërë sërish apel për shpëtimin e Alvinit t

Postuar: 22/10/2019 - 17:59

Dilaver Kalaja, shef objektesh në Komisariatin nr.

Postuar: 22/10/2019 - 17:36

Një peshkaqen i llojit tigër, është kapur në ujërat e detit Adriatik nga një anije peshkimi.