BREAKING NEWS

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë të DASH

Çfarë po ndodh? Kreu i SPAK takim me zyrtarët e lartë
x
BREAKING NEWS

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e rëndësishëm Rezart Taçin

Nën hetim për pastrim parash, Gjykata e Posaçme merr vendimin e
x
BREAKING NEWS

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë! Shënoi emrin te rekordmenët e katërkëndëshit në botë, ndahet nga jeta parakohe legjenda e portës shqiptare (Emri+Foto)

E TRISHTË/ Humbje e madhe për futbollin e vendit tonë!
x
BREAKING NEWS

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon çastet pas goditjes së Berishës: U bllokuam, patëm...

"Frika më e madhe ishte kur...", drejtori i kabinetit tregon
x
BREAKING NEWS

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të dashurën 19-vjeçare, merret vendimi i fundit për të riun shqiptar

Tensione me familjarët! Vrau me plumb në kokë të
x
BREAKING NEWS

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve, arrestohet i riu i shpallur në kërkim (EMRI)

I vranë shokun! Qëlloi me armë makinën e autorëve,
x
BREAKING NEWS

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të ashpra drejt Ramës: Po ushtron gjenocid mbi shqiptarët

"O mjeran, mund ta vrasësh...", Sali Berisha me tone të
x
BREAKING NEWS

Muharrem Xhafa zbardh detajet e bujshme: Berisha u infiltrua tek studentët nga Ramiz Alia më 8 dhjetor 1990, ja ku takoheshin dhe si e udhëzonte Saliun bashkë me Sabri Godon që të mbanin nën kontroll protestat

Muharrem Xhafa zbardh detajet e bujshme: Berisha u infiltrua tek studentët
x

Aktualitet

Kapen rreth 5 kg heroinë në pikën kufitare të Morinës, arrestohet 42-vjeçari (EMRI)

Kapen rreth 5 kg heroinë në pikën kufitare të Morinës,

Policia kufitare Morinë ka arrestuar një 42-vjeçar pasi po transportonte lëndë narkotike. Personi me inicialet A.A, po drejtonte mjetin 'Golf 6'. Pas kontrolleve të ushtruara nga pika kufitare u zbulua se ai kishte në mjet 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës/Finalizohet operacioni policor antidrogë i koduar “Risku”.

Falë informacioneve të marra në rrugë operative nga Policia Kufitare Morinë, goditet një rast i tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen në hyrje, në PKK Morinë, rreth 5.1 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë.

Vihet në pranga 42-vjeçari që transportonte lëndën narkotike.

Në kuadër të masave të marra për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike nëpërmjet pikave të kalimit kufitar, shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, bazuar në analizën e riskut dhe në informacionet e marra në rrugë operative se një shtetas nga Presheva po transportonte një sasi lënde narkotike në drejtim të Shqipërisë, organizuan dhe finalizuan, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës, operacionin policor të koduar “Risku”.

Në kuadër të operacionit, në PKK Morinë, në hyrje të RSH-së, shërbimet e Policisë kaluan në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip “Golf 6”, me drejtues shtetasin A. A., për të cilin disponohej informacion në rrugë operative nga Policia Kufitare.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një çantë iu gjetën 5 kilogramë e 107 gramë lëndë e dyshuar narkotike heroinë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me 4 aparate celulare.

Në përfundim të veprimeve procedurale, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Kukës arrestuan në flagrancë shtetasin A. A. alias A. J., 42 vjeç, banues në Preshevë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.

Në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, vijon puna për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të këtij rasti, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.