Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Kapet me 19 pistoleta, 400 fishekë dhe 1.6 kg tritol në makinë, arrestohet në Elbasan 51-vjeçari nga Kosova

Postuar: 14/08/2019 - 07:34

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë për Krime të Rënda ka goditur një rast të trafikut të armëve dhe lëndëve eksplozive Serbi-Kosovë-Shqipëri. Mesditën e djeshme në aksin Elbasan-Peqin është arrestuar një kosovar i cili po trafikonte plot 19 pistoleta, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 tritol të tipit TNT. Sipas policisë, armët luftarake dhe ato shpërthyese ishin me origjinë nga Serbia. Mësohet se ai i ka marrë ato në Beograd dhe nga atje i ka transportuar në Kosovë, ku destinacioni final ka qenë Shqipëria. Sipas burimeve zyrtare të uniformave blu 51- vjeçari është arrestuar nga një operacion i drejtuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë në afërsi të fshatit Papër. Burime bëjnë me dije se gjithë këto municione mund të ishin për persona të cilët kryejnë aktivitet kriminal në qarkun e Elbasanit. Kosovari me iniciale Y. A., i kishte fshehur pistoletat, fishekët dhe tritolin në makinën e tij tip “Benz” të zi, pikërisht në disa pjesë të ndryshme të krijuara enkas për fshehjen e tyre në motor, kabinë, bagazh e kroskot. Por sipas informacioneve të Policisë ky nuk ka qenë rasti i parë i cili kosovari me inicialet Y. A., trafikonte armë. Ai ka transportuar edhe më parë municion dhe tritol në Shqipëri dhe i siguronte jo vetëm në Serbi por edhe në vende të tjera. Organet ligjzbatuese të vendit tonë kanë nisur punën për kapjen e personave të tjerë që kanë porositur armët tashmë të sekuestruara.

Operacioni “Papër”

Policia e Shtetit në bashkëpunim me drejtorinë e Policisë Elbasan dhe Prokurorinë për Krime të Rënda kanë goditur dje një rast të trafikimit të armëve dhe municioneve shpërthyese. Në sajë të operacionit “Papër”, autoritetet sekuestruan plot 19 pistoleta të kalibrave të ndryshëm, 400 fishekë luftarakë dhe 1.6 kilogramë tritol TNT. Në përfundim të operacionit të koduar “Papër”, përfundoi dhe trafikanti i armëve, një 51-vjeçar nga Kosova, i cili sipas policisë i trafikonte këto armë nga Serbia në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. Ka qenë Drejtoria Hetimore Qendrore pranë Departamentit të Policisë Kriminele në Policinë e Shtetit, ajo e cila pas informacioneve të marra në rrugë operative për një trafik të mundshëm të armëve dhe municioneve luftarake nga Serbia në Kosovë e më pas në Shqipëri, i referoi materialet në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku u regjistrua procedimi penal i vitit 2019, për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municioneve”. Pas marrjes së këtij informacioni nën drejtimin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda u kryen hetime proaktive, të cilat çuan në finalizimin me sukses të operacionit “Papër”. Në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan dhe Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit, në rrugën nacionale Elbasan-Peqin, u kap në flagrancë shtetasi me inicialet Y. A., 51 vjeç, lindur në Kacandoll dhe banues ne Podujevë, Kosovë. Ky shtetas u kap në flagrancë duke transportuar me automjetin e tij armë luftarake, municion dhe lëndë shpërthyese TNT, të cilat i siguronte në Serbi e në vende të tjera, më pas i transportonte në Kosovë me destinacion final Shqipërinë. Armët dhe municionet ishin fshehur në vende të posaçme të krijuara në automjetin e tij, si në motor, kabinë, bagazh e kroskot. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 19 armë zjarri të llojit pistoletë, të markave të ndryshme, 400 fishekë luftarak, 4 kallëpe lënde eksplozive të llojit TNT, me peshë të përgjithshme 1.6 kg, 3 telefona dhe automjeti që transportonte armët. Në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij aktiviteti kriminal, identifikimin e personave që kanë bashkëpunuar me personin e arrestuar, pasi nga veprimet e deritanishme proaktive rezulton se ky shtetas ka shitur edhe më parë armë luftarake, në Kosovë, Shqipëri e vende të tjera. Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht për të zbuluar dhe ndëshkuar cilindo që kryen veprimtari të paligjshme dhe në këtë kuadër fton qytetarët të denoncojnë në numrin 112 të Policisë së Shtetit apo në Komisariatin Dixhital çdo rast paligjshmërie, duke ju garantuar anonimat të plotë, reagim të shpejtë dhe të paanshëm. 

Elvis Myrta

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/08/2019 - 23:55

Personi qe shihni ne foto është pronari i lokalit Mihal Kokedhima, 51-vjeçari që u arrestua nga policia pasi dhunoi turistët spanjollë pas konfliktit për peshkun në lokalin e tij.

Postuar: 17/08/2019 - 23:50

Ky është momentit kur Mihal Kokëdhima, pronari i një restoranti në Porto Palermo, në një mënyrë k

Postuar: 17/08/2019 - 23:37

Rruga Rrëshen-Burrel është plotësisht e amortizuar.

Postuar: 17/08/2019 - 23:14

Ergys Ibrahimi është një nga punëtorët që humbi jetën sepse në atë të "premte të zezë"

Postuar: 17/08/2019 - 22:50

Gazetari Aleksander Çipa duke komentuar krizën politike që ka mbërthyer vendin prej muajsh, thotë

Postuar: 17/08/2019 - 22:02

Tre gjimnaziste nga Tirana kanë marrë pjesë në 'Technovation challenge' që u zhvillua në

Postuar: 17/08/2019 - 21:51

Gazetari dhe analisti Aleksandër Çipa, është shprehur kundër projekt-ligjit antishpifje të qeveri