BREAKING NEWS

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj

Ekzekutoi ish-gruan dhe vëllain e saj/ Gjendet i vdekur Fatmir Kolecaj
x

Aktualitet

Kapet një tjetër kamion me drogë që vinte nga Durrësi, nisin hetimet për shoferin 38-vjeçar

Kapet një tjetër kamion me drogë që vinte nga Durrësi,

Një ngarkesë prej 16 kg heroinë është kapur në portin e Ankonës nga Guardia di Finanza. Droga ishte fshehur brenda një kamioni të zbritur nga një anije që vinte nga Durrësi.

Ndërkohë agjentët e policisë italiane  arrestuan shoferin e automjetit, një shqiptar 38-vjeçar. Ky operacion është bërë i ditur ditën e sotme, ndërkohë që është zhvilluar në datën 16 janar.

Policia italiane e Ankonës vërtetoi arrestimin e shqiptarit i cili nuk ka pranuar të flasë për autoritetet italiane.

Heroina, e cila tashmë do t’i nënshtrohet testeve laboratorike, ishte e fshehur në brendësi të automjetit.

Autoritetet italiane kanë ngritur grupin hetimor, për të kuptuar se ku ishte destinacioni final i drogës së rëndë, dhe veçanërisht nëse shqiptari kishte ndonjë pritës në Ancona.

Ndërkohë autoritetet italiane nuk kanë bërë me dije identitetin e shqiptarit.