BREAKING NEWS

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i pajetë në malin e Moravës, dyshimet e para

E rëndë në Korçë! 27-vjeçari gjendet i
x
BREAKING NEWS

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me paralajmërimin e fortë: Do thyejmë lidhjet e...

Shpallen ‘non-grata’ nga SHBA 16 zyrtarë, Antony Blinken del me
x
BREAKING NEWS

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do të ndodhë nesër: SHBA do tregojë forcën ndaj këtij politikani shqiptar

Escobar vjen në Tiranë, Spartak Ngjela zbulon se çfarë do
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA për të luftuar korrupsionin: Me urdhër ekzekutiv të Biden...

Yuri Kim jep detaje të reja për planin strategjik të SHBA
x
BREAKING NEWS

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e zezë’ edhe 2 persona të tjerë, zbardhet për çfarë akuzohen (EMRAT)

SHBA bën goditjen e radhës, fut në ‘listën e
x
BREAKING NEWS

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”, Spartak Ngjela flet me emra dhe paralajmëron fundin e ‘frikshëm’ për këta 2 politikanë shqiptarë: Ky është fakt!

“Janë të dy të rrezikuar nga politika amerikane”,
x
BREAKING NEWS

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit të Covid: Mbi 5000 pacientë aktiv në vend, ja sa janë infektuar në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë zyrtarizon të dhënat e fundit
x
BREAKING NEWS

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u ndëshkuar”/Çfarë po paralajmëron? Ambasadorja Yuri Kim shpërndan mesazhin e rëndësishëm

“Të ndalojmë të korruptuarit të veprojnë pa u
x

Aktualitet

“Kaq i lartë është alarmi”, Frrok Çupi rrëfen situatën me të cilën është përballur dhe tregon çfarë po ndodh në vend: Histori të frikshme. Ja si duhet të veprojë politika

“Kaq i lartë është alarmi”, Frrok Çupi

Analisti Frrok Çupi ka bërë një analizë rreth pandemisë së covid në vendin tonë, ku shumë të rinj kanë refuzuar të vaksinohen. Çupi shprehet se virusi po shkakton shumë viktima e prandaj duhet të merren masa.

Të gjithë kanë Covid! Po ku shkuan fjalët e Helena Kadaresë!?

Analizë nga Frrok Çupi

Para tre ditësh, Helena Kadare, kur s’ka dalë në publik prej vitesh, doli dhe lëshoi një lutje për rininë. “Ne të rriturit i shpëtuam kësaj murtaje në sajë të vaksinës. Por çfarë na duhet jeta pa nipërit e mbesat tona”. Ky ishte mesazhi i Helenës, teksa rinia i bie rrethe rrotull qyteteve dhe universiteteve me këngën; ‘Nuk e bëjmë vaksinën!’. Shumë prej tyre dëgjojnë ekstravagancën e tjetrit në krah, ndërsa të tjerë dëgjojnë ‘gomerët e zgjuar’ të internetit. Por virusi po merr trenin dhe i bie vërdallë vendit tonë dhe kontinentit mbarë me më shumë viktima ngarkuar.

… Më erdhi në mendje një këngë e pas- viteve 2000 nga një komedi amerikane: “Të gjithë kanë SIDA/ SIDA, SIDA, SIDA/ Dhe kështu ky është fundi i historisë sonë/ Dhe të gjithë kanë vdekur nga SIDA’.

Këtu në Tiranë, sot në mëngjes, një djalë të ri (17 a 18) të veshur mirë, e pashë teksa u afrua te kabina e ambulancës për tamponin. Pastaj më ra në sy kur u kthye për përgjigjen. Pastaj u preka e nuk ia ndava sytë, sepse ai u shkreh në lot…

Atëherë, a mund të jemi komikë me jetën si në këngën ‘Sida’?!

Pjesa e parë komike është se nuk po këndohet as ‘Virusi/ Virusi/ Virusi’ qoftë edhe si komedi. Shumica, që në mëngjes po nisen me këngë në gojë ‘Partia/ Partia/ Partia’. Vetëm këta muajt e fundit, fjala ‘Partia!’ ka zënë më shumë kohë nga jeta e njeriut se sa vetë ‘jeta’ ose ‘vdekja’. Vaniteti po merr kohën më të madhe te njeriu. Kur mblidhen në Parti herën e dytë, askush nuk numëron e as do me ia ditë sa kanë vdekur nga ata të foltores së parë.

Komedia e dytë është ajo e ‘predikuesve’ të shkencës, që thonë se ‘Covidi është historia e vitit të kaluar… Ne vendosëm që Covidi mbaroi!’. Disa mbajnë mend pranverë- verën e izolimit të vitit 2019; kur ca shijuan ballkonin, ca shijuan ekranet dhe familjen e ca u iku truri…

Por ne jemi përsëri në gjendje të rëndë. Disa histori të frikshme… disa statistika më të frikshme po na vijnë përditë. Sot një fëmijë 5 vjeç nga Saranda humbi jetën. Sot vdiqën 6 vetë dhe 264 u infektuan. Para dy ditësh humbën jetën 10, edhe një ditë më parë 11… Por në kohën e ‘izolimit’, të paktën, rinia ishte e sigurt se ‘nuk kishte lidhje’. Tani jemi në momentin kur me ‘rininë ka lidhje’. Të rinjtë nuk duan vaksinën, ky është paradoksi… “E kam të pamundur t’i gjej logjikën refuzimit të vaksinës prej tyre. Është njësoj si t’i thuash Jetës jo! Kaq e thjeshtë”. (Fjalët e Helena Kadaresë).

Një gazetar i Londrës, Sam Leith shkruante dje rreth të të njëjtës ‘dramë’. Pikërisht mes tyre ishte thënë se ‘Iku!’ Kjo është historia e vitit të kaluar!’. Por bash atëherë kur e quajtën ‘të vitit të kaluar’, në 48 orë, katër vetë ranë ‘si miza’- shkruan autori: Vëllai, nëna, nipi dhe babai! Edhe kolegu i tij që drejtonte Festën Letrare doli pozitiv. Atëherë u detyrua të zëvendësonte kolegun. Kur mbërriti, u prezantua para audiencës: ‘Mirë se erdhët në Cliveden!’. Ata lëshuan një të qeshur me shije të keqe, domethënë ç’është kjo ‘Mirëserdhët!’ në një kohë trishtimi.

Komedia e tretë është mënyra si po shkojnë ‘të gjithë’ në një drejtim. Të paktën kështu duhet kur shikojmë në ekrane rini që nuk do vaksinën. Këta janë të zellshmit që tallen me ata që u shkojnë pas politikanëve ‘si delet’ në të njëjtin drejtim; por për vete u shkojnë pas disa njerëzve ‘të ditur të ekraneve’. Ndërsa gjithë bota që do jetën po e quan vaksinën të nevojshme, por jo të mjaftueshme, ka shumë edhe këtu që po shkojnë në të kundërt.

Media britanike ka guxuar të shkruajë se ‘na duhet akses të shkojmë në rrugë pa kufoma dhe jo në rrugë të mbushur me kufoma!’. Kaq i lartë është alarmi; por ne nuk guxojmë ta themi, pasi tingëllon i pashpirt.

Disa thonë se ‘këto janë dokrra’ për të ndihmuar qeverinë që të shtrëngojë rregullat. Mirë, edhe kështu le të jetë. Qeveria nuk ka përse manifeston ‘instinktin liridashës’,  por të ushtrojë efekte politike. Sot duhet bërë një gjë duke shtrënguar rregullat, ndryshe një ditë edhe qeveria do të detyrohet ta bëjë po atë gjë, por absolutisht./Fjala.al

Më të lexuarat