BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Aktualitet

Karta e rezidentit në Tiranë, nis fushata për mbledhjen e të dhënave për banorët ku do shtrihet projekti

Karta e rezidentit në Tiranë, nis fushata për mbledhjen e të

Bashkia e Tiranës ka nisur shpërndarjen e kartave të rezidentit për qytetarët të cilët përfitojnë parkim pa pagesë të automjetit në zona të ndryshme të qytetit. Pas rezultateve të kënaqshme të zonës së parë të pilotuar, në funksion të këtij projekti, ekipi i Tirana Parking ka nisur fushatën “ Door to Door” të mbledhjes së të dhënave që nevojiten për realizimin dhe shtrirjen e këtij projekti edhe në pjesë të tjera të qytetit.  Ditën e djeshme specialistët ishin në bllokun e pallateve mbas ish- Ekspozitës, ku qytetarët rezidentë do të kenë hapësira parkimi pa pagesë brenda zonës ku banojnë, me përjashtim të hapësirave të 3 zonave të tjera apo rrugëve kryesore të përcaktuara me sistem tarifimi.

Kartat e Rezidentit do të ofrohen për afatin kohor 12 mujor. Kjo pullë identifikuese është “e personalizuar” dhe do të duhet të vendoset brenda xhamit, në pjesën e përparme të automjetit, “lehtësisht e dukshme” ku shënohet targa e automjetit, afati i vlefshmërisë, numri serial, si dhe numri i zonës. Pajisja me Kartën e Rezidentit nuk i jep të drejtën rezidentit që të parkojë pa pagesë në rrugët e caktuara me sistem tarifimi (vendparkimet e vijëzuara me Blu).

Gjithashtu, vendet të cilat janë të përcaktuara për rezidentët nuk janë të personalizuara, që do të thotë se në këto hapësira kanë të drejtë të parkojnë të gjithë banorët që janë rezidentë të asaj zone. Kjo kartë do mund të përfitohet nga qytetarët rezidentë (fillimisht 1 mjet/familje), vetëm pasi të jenë dorëzuar dokumentet që vërtetojnë se qytetari është rezident në një zonë të caktuar, përkatësisht:

1. Certifikatë Familjare.

2. Vërtetim Banimi.

3. Kopje e certifikatës së pronësisë ose kontratës së qirasë /huapërdorjes.

4. Certifikatë për vërtetim pronësie e makinës ose autorizim për përdorim automjeti.

5. Leje qarkullimi e automjetit që do të pajiset me kartë rezidenti

6. Fotokopje e taksave vjetore të makinës.

7. Fotokopje e faturës së UKT-së ose OSHE-së.

Përmes zbatimit të këtij projekti do të zgjidhet dhe një nga problematikat kryesore në qytetin e Tiranës, parkimi i automjeteve.

Projekti i Rezidentit, në përputhje me VKB Nr. 49 dt.11.11.2015, e ndan qytetin e Tiranës në 4 Zona Administrimi të Parkimit (ZAP 1, 2, 3, 4)

 

Më të lexuarat