Lajme të tjera
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në Shqipëri: Ju tregoj se çfarë do të ndodhë pas 10 ditësh në Tiranë

Spartak Ngjela paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

“Ke dalë pozitive me COVID-19, po të sjellim ambulancën”/ Mori telefonatën e papritur nga ‘Shefqet Ndroqi’, Ema Andrea reagon e revoltuar: Mendojnë se me numër privat nuk gjenden!

“Ke dalë pozitive me COVID-19, po të sjellim

Aktorja e njohur Ema Andrea ka treguar se një person që u prezantua si personel i spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se ka dalë pozitive me koronavirus.

Vajza që ia treguar lajmin i ka thënë se virusin e ka marrë pasi ka qenë në një shfaqje dhe nuk duhet të lëvizë nga shtëpia se po shkon një ambulancë ta marr në shtëpi.

Pas kësaj telefonate, aktorja Ema Andrea ka reaguar përmes një postimi të revoltuar në rrjetet sociale.

Postimi i Ema Andreas:

Sapo me mora nje telefon nga nje nr privat,ne te cilin nje soj bibe ne dialekt,me thoshte qe kam dale pozitive ne korona virus se paskam qene ne nje shfaqje!

Vogelushja u prezantua si personi qe paguhet per kete pune dhe punon ne spitalin "Shefqet Ndroqi" duke leshuar shprehjen,ndoshta me te mencur ne jeten e saj

"Ben mire te jesh ne shtepi se po te sjellim ambulancen"

Oj ti goc,qe paske numrin tim e bere shoqnine me qesh,a ta kap truri qe prej ketij humori dikush mund te shqetesohet?

Po sikur te isha semure vertet?

A e kap lenda jote gri qe shume mjeke ne ate spital po rrezikojne jeten? A e kap droga jote qe shume njerez kane humbur familjaret e tyre?

A ta pret mendja qe te ka mbush mami qe une mund te ta kem ngene?

Dhe e fundit...Vertet mendon se me nr privat nuk gjehesh? Qe une nuk te gjej?!

Bravo mamit dhe babit tend qe kane rritur nje kafshe pa ndergjegje e sigurisht injorante ne çdo fushe!

Uroj mos ti ndodhe dikujt tjeter ky takim i dhunshem telefonik.