BREAKING NEWS

"Ndodh për herë të parë", profesori i sëmundjeve infektive jep lajmin që po e prisnim të gjithë: Pandemisë Covid-19 që pushtoi botën, po i vjen fundi! Ja pse nuk do të ketë valë të tretë

"Ndodh për herë të parë", profesori i
x

Aktualitet

KED hedh shortin për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese, zbardhen emrat e kandidatëve

KED hedh shortin për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese,

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi (KED) sot zhvilloi mbledhjen e radhës me rend dite. Gjithashtu është hedhur shorti edhe për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese.

1. Zhvillimi i procedurës së shortit për caktimin e anëtarit relatorë për ndjekjen e proçedurave të verifikimit, vlerësimit, pikëzimit dhe renditjes së kandidatëve per vendin vakant , vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur përsëri nga Presidenti i Republikës me Dekretin nr. 11742 datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Besnik Imeraj.

2. Gjithashtu, po sot është hedhur shorti edhe për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, shpallur në datën 28.08.2018, rishpallur në datën 21.08.2019 dhe rishpallur përsëri nga Kuvendi i Republikës me datë 24.09.2020, për shkak të mbarimit parakohe të mandatit të gjyqtarit Fatos Lulo.

Shtimi i pikës 2 në rendin e ditës, u bë në respektim të pikës 3 të Nenit 7/c të Ligjit “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe në përputhje me pikën 3 të Nenit 16 të Vendimit Nr.1 datë 08.02.2019 “Rregullore e Brendshme” e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi.

Pas organizimit të këtij shorti, rezultatet janë si më poshtë vijon:

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese

1. Mandat i shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018/27.09.2019/24.09.2020

Relatore anëtare e KED: Zj. Vitore Tusha

Këshilltar: Sajmir Nazifi

Kandidati: Orkida Totojani

Altin Binaj

Aldona Sylaj

Këshilltar: Besmir Rapaj

Kandidati: Eugen Papandile

Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Aulona Bodo

Kandidati: Shaqir Hasanaj

Ilir Hasnedari

Klajdi Mone

Këshilltar: Laureta Nezaj

Kandidati: Përparim Kalo

Aleksandër Toma

Vendi vakant në Gjykatën Kushtetuese

2. Mandat i shpallur nga Kuvendi i Republikës në datën 28.08.2018/21.08.2019 /24.09.2020

Relatore anëtare e KED: Zj. Saida Dollani

Këshilltar: Laureta Nezaj

Kandidati: Ardita Buna Alsula

Këshilltar: Sajmir Nazifi

Kandidati: Altin Binaj

Këshilltar: Besmir Rapaj

Kandidati: Ilir Hasnedari

Me nisjen e kësaj faze, KED ka marrë të gjitha masat e duhura për të realizuar një proces të rregullt ligjor, efektiv dhe të shpejtë, nëpërmjet kryerjes së një hetimi dhe verifikimi të thellë e të kujdesshëm për secilin nga kandidatët konkurues për vendet vakante.

Megjithatë, pavarësisht nga angazhimi maksimal i këtij këshilli, thellësia e procesit të verifikimit, besueshmëria, integriteti dhe shpejtësia e tij varet gjithashtu edhe nga kontrolli dhe informacionet që duhet të dërgohen nga institucionet publike si: Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Inspektorati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave, Prokuroria e Përgjithshme, Autoriteti i Dosjeve, etj., si dhe subjektet private, të cilat sipas dispozitave ligjore, duhet t’i kthejnë përgjigjet në kohën më të shpejtë të mundshme, me informacione të plota dhe të sakta në shërbim të realizimit me sukses të misionit kushtetues e ligjor të KED.

KED shpreh edhe një herë angazhimin dhe gadishmërinë maksimale të të gjithë anëtarëve, për të realizuar me sukses përmbushjen e detyrimeve që burojnë nga Kushtetuta, në ngritjen e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë.

 

Më të lexuarat