BREAKING NEWS

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri në 24 orët e fundit

Shënohen 124 raste të reja me koronavirus në Shqipëri
x

Aktualitet

“Kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos”, Artan Fuga publikon videon dhe ‘godet’ rëndë: U pika mua, copa e budallait!

“Kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos”, Artan Fuga

Akademiku, Artan Fuga me tone kritike ka analizuar situatën në administratën shtetërore, ku sipas tij shefat sillen si mbretër dhe nuk lenë vartësit apo teknicientët që të shprehen.

Fuga ka publikuar një video të projektit, Tik-Tok korrupsion, teksa thekson se vendi ka sot nevojë për pozicionin e ‘lolos’ që sipas “mbretit nuk i thonë dot një fjalë kritike, ndërkohë që vetëm gaztorit i lejohet një gjë e tillë dhe nuk ia merr për keq”

“Kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos! Pse lolo? Sepse mbretit që askush nuk i thoshte dot një fjalë kritike, gaztorit të vet, Lolos, i lejohej, askush nuk i merrte për keq. Mbreti merrte vesh nga goja e Lolos të vërteta të mëdha.

Te ne sot të gjithë shefat (pak a shumë, me ndonjë përjashtim të rrallë) sillen si mbretër, nuk lenë të tjerët të flasin, nuk i marrin vesh të vërtetat. Vartësit kanë frikë të flasin, teknicienët janë nënshtruar, punonjësit flasin nën zë. Tmerr.

Ne na duhen Lolot tanë! As ata nuk i kemi! Ester i quan mungesë e të drejtave në punë :

Shshshshsshttttt Po flet vetë Aiiiiiiii! U pika mua, copa e budallait!”, thekson Fuga

Statusi i plote i Artan Fuges

Kemi nevojë urgjente për profesionin e lolos!

Shiheni këtë video të bukur Tik Tok të realizuar me delikatesë profesionale nga Ester Kurizo në projektin TikTok Corruption Albania që MediaLook Albania zhvillon në bashkëpunim me Agjencinë Zviceriane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.

Të rinj dhe të reja provojeni edhe ju shansin e madh në disa konkurse që janë hapur në këtë projekt. Rrugën e keni të hapur duke e uploaduar vetë videon tuaj në platformën ku ka botuar Ester!

Pse lolo? Sepse mbretit që askush nuk i thoshte dot një fjalë kritike, gaztorit të vet, Lolos, i lejohej, askush nuk i merrte për keq. Mbreti merrte vesh nga goja e Lolos të vërteta të mëdha.

Te ne sot të gjithë shefat (pak a shumë, me ndonjë përjashtim të rrallë) sillen si mbretër, nuk lenë të tjerët të flasin, nuk i marrin vesh të vërtetat. Vartësit kanë frikë të flasin, teknicienët janë nënshtruar, punonjësit flasin nën zë. Tmerr.

Ne na duhen Lolot tanë!

As ata nuk i kemi!

Ester i quan mungesë e të drejtave në punë :

Shshshshsshttttt Po flet vetë Aiiiiiiii!

U pika mua, copa e budallait!