BREAKING NEWS

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit
x
BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar
x
BREAKING NEWS

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës,
x
BREAKING NEWS

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden
x
BREAKING NEWS

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar
x
BREAKING NEWS

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i
x
BREAKING NEWS

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në
x

Aktualitet

Këngëtari i njohur shqiptar rrëfen njohjen me bashkëshorten, tregon arsyen e pazakontë pse nuk kanë bërë dasmë: Gjyshin e quanin agjent të CIA-s dhe...

Këngëtari i njohur shqiptar rrëfen njohjen me bashkëshorten,

Këngëtari Gëzim Nika në një lidhje “Skype” për emisionin “Arnautsitan” rrëfeu nga SHBA-të njohjen e tij me bashkëshorten Angjelinën, jetën amerikane, dhe mënyrën se si jetojnë dhe organizohen shqiptarët atje. Nika tha se është njohur me Angjelinën kur ishin në një moshë fare të re, dhe janë martuar në javën kur mbahej zi kombëtare për vdekjen e diktatorit, duke mos bërë dasmë.

Jemi njohur në Pallatin e Kulturës në Tropojë, ku Angjelina ishte valltare. Jemi martuar kur ajo ishte 17 vjeç, unë 20. Data ka qenë 14 prill 1985. Në kohën e zisë kombëtare (për vdekjen e diktatorit), nuk kemi bërë dasmë. Kemi qëndruar te një mik i joni derisa mbaroi zia kombëtare. Atëkohë merrje dënim, quheshim familje reaksionare kundër regjimit. Gjyshin e quanin agjent të CIA-s dhe ma kanë pushkatuar”.
Ndërsa tregoi se si është larguar drejt Amerikës, Nika tha se dëshiron që asimilimi i shqiptarëve në SHBA të mos jetë një proces i shpejtë.

Në fund të 1991-shit kam ardhur në Amerikë bashkë me Angjelinën dhe kam qëndruar 3 muaj. Në 93-94 kemi qëndruar një vit. Jam kthyer me mendimin se s’do jetoj jashtë shtetit kurrë. Në 97, Zoti i dënoftë ata që e bënë, Na largoi përfundimisht bashkë me fëmijët. Të largohesh me tre fëmijë në moshë të vogël! Duke mbështetur njëri-tjetrin arritëm që fëmijët të futen në jetën amerikane. Jam shumë i gëzuar, por sakrifica ka qenë e madhe.  Këtu kanë ardhur kombe të mëdha dhe janë asimiluar. Duam që asimilimi të mos jetë i shpejtë, të zgjatet. Mundohemi sa mundemi ta ruajmë pjesën shqiptare. Të huajve ju duken shumë interesante, pjesa e valleve, dhe kostumeve popullore”.
Gëzim Nika tha se shqiptarët në Amerikë janë më të lidhur dhe më pak të përçarë se bashkëkombësit e tyre brenda atdheut.

Nuk mund të them jemi të përçarë. Çfarë bëni ju atje, e transmetoni edhe këtu. Por këtu ju garantoj që shqiptarët janë më të lidhur. Kemi edhe ne divergjencat tona, por janë shumë më të padukshme se tjetërkund. Për mua partia politike është atdheu im. Respektoj çdo lloj njeriu që zgjedh populli im atje. Ndarja është shumë më e vogël këtu se atje”.