BREAKING NEWS

Blindohet Kombinati, Rama: Ushtria nuk do të lejojë makina në treg, tunel higjienik dhe largohen ambulantët

Blindohet Kombinati, Rama: Ushtria nuk do të lejojë makina në
x

Aktualitet

Keni plane për nesër? Ja çfarë surprizash rezervon moti të dielën

Keni plane për nesër? Ja çfarë surprizash rezervon moti

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti deri mesditën e së dielës përgjatë vijës bregdetare, parashikohet me vranësira e reshje shiu me intensitet të ulët e mesatar.

Përkohësisht, reshjet në këtë pjesë marrin karakter shtrëngatash. Dëbora e izoluar dhe ngricat, do të jenë të pranishme në zonat malore. Pasdite dhe në mbrëmje, do të nisin kthjellimet.

Era, do të fryjë me drejtim juglindje e veriperëndim, e lehtë e përgjatë vijës bregdetare mesatare deri në mesditë, duke u pasuar nga valëzim i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat parashikohen në zonat malore -4ºC deri në 0ºC; zonat e ulëta -1ºC deri në 14ºC; zonat bregdetare 3ºC deri në 14ºC.