Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Keni xhiro mbi 8 milionë lekë? Vjen njoftimi i rëndësishëm nga tatimet për detyrimet

Postuar: 14/09/2018 - 13:12

Në kuadër të informimit të biznesit, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është ndalur sot tek personat juridikë me xhiro mbi 8 milionë lekë.

Në një publikim prej 16 faqesh, kjo drejtori sqaron gjithë elementet që duhet të dinë këto biznese nga regjistrimi në QKR te të drejtat e tyre. “Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, në këtë publikim, do t’ju njohë me të drejtat dhe detyrimet e kategorisë së tatimpaguesve: “Person juridik me xhiro mbi 8 milionë lekë”, si pjesë e Platformës së Informimit.

Person Juridik mbi 8 milionë lekë

Person Juridik quhet një Shoqëri Tregtare që preferon të bëjë biznes si person juridik dhe jo si individ person fizik; harton një statut të shoqërisë si individ/person juridik ose me individë të tjerë/persona të tjerë juridikë; dhe merr përgjegjësi për detyrimet e krijuara gjatë ushtrimit të veprimtarisë me të gjitha pasuritë e biznesit.

Personi Juridik regjistrohet si i tillë në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Nëse një Person Juridik ka një xhiro vjetore të biznesit mbi 8 milionë lekë, ai është subjekt i TVSH-së dhe ka detyrime për të deklaruar dhe paguar TVSH; Kontributet e Sigurimeve Shoqërore dhe Shëndetësore; Tatimin mbi Fitimin; si dhe Tatimin mbi të Ardhurat nga Punësimi dhe Tatimin në Burim (nëse e ka si përgjegjësi tatimore).

Nëse je regjistruar ose do të regjistrohesh si Person Juridik, me një xhiro vjetore të biznesit në intervalin mbi 8 milionë lekë, ju mund të gjeni më shumë informacion mbi të drejtat dhe detyrimet duke klikuar në link: https://bit.ly/2x9hem4, thuhet në njoftimin e bërë nga DPT. / Monitor

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 9

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 17/11/2018 - 20:46

Largimi ish kryeministrit Nikola Gruevski nga Maqedonia drejt Hungarisë duke kaluar tre shtete ka ngjallur reagime të shumta.

Postuar: 17/11/2018 - 20:28

Eurodeputetja qipriote, Eleni Theocharous u shpall ‘non grata’ nga qeveria, pas dekar

Postuar: 17/11/2018 - 19:10

Mësohet se dy persona janë arrestuar dhe dy të tjerë janë shoqëruar nga aksioni i zhvilluar këtë

Postuar: 17/11/2018 - 18:49

E ftuar në emisionin ‘Kjo Javë’ me Nisida Tufën në News24, Avokatja e Popullit E

Postuar: 17/11/2018 - 18:35

Policia më arrestoi djalin dhe më pas më dhunoi.

Postuar: 17/11/2018 - 18:09

I ftuar në emisionin ‘Kjo javë’ gazetari Spartak Koka pohoi se autorët e atentatit që

Postuar: 17/11/2018 - 18:00

Gazetari Spartak Koka ka dhënë detaje rreth operacionit të sotëm të zhvilluar në Elbasan, që soll