BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Aktualitet

Kërcënimet e Presidentit Meta, Rudina Xhunga nxjerr prapaskenat e forta politike dhe zbulon kush do ta përcaktojë fatin e qeverisë së re: Rama po përdor edhe...

Kërcënimet e Presidentit Meta, Rudina Xhunga nxjerr prapaskenat e

Gazetarja Rudina Xhunga është e mendimit se qeveria e re që vjen pas zgjedhjeve të 25 prillit vendoset nga pjesa gri e elektoratit. E ftuar në rubrikën ‘Opinion’ Xhunga komentoi edhe marrëveshjen e djeshme mes PD-së dhe LSI-së si dhe deklaratat e presidentit Ilir Meta dje në emisionin ‘Frontline’.

Sipas Xhungës, nëse flitet për një president mbi palët, Meta nuk duhet të japë deklaratat se “do të japë dorëheqje nëse fiton Rama”.

“Ishte një konferencë e gjatë e kryeministrit Edi Rama. Zoti Meta sapo paska kthyer përgjigje. Kjo punë do të jetë deri në darkë. E tillë ishte dhe konferenca e Ramës me batuta, për presidentin. Tani i kthehet dhe presidentit që mos të provojë popullin e 2 Marsit, që ngritën për ta përkrahur. Historia e batutave do të vazhdojë. Zoti Rama përdori një lumë batutash kur foli për reformën në drejtësi dhe Metën. Kjo ‘luftë’ do të mbarojë në 25 prill. Është ‘luftë’ batutash dhe aty ngel. Na përmirëson humorin dhe përmirëson lajmet, aty ngel. Unë nuk di se çfarë roli ka presidenti në Shqipëri. Nëse është mbi palët, nuk po e bën. Ai është një prej palëve. Ai tha; “Unë do iki në 26 prill nëse fiton Rama”. Një president nuk ka pse ta thotë dhe ta bëjë këtë. Në një kohë të gjatë kanë qenë përballë apo dhe bashkë. Këto janë fjalë. Jemi mësuar se politika në Shqipëri ka shumë fjalë. Uroj që në 25 prill të shkojnë sa më shumë njerëz në votime dhe të ketë sa më pak elektoral gri. Rama u tall që dje dhe sot tha një frazë të tipit; zinxhirët e Monikës për Lulin. Nuk ke pse je kundër marrëveshjes, por analistët thonë se është një marrëveshje pa vlerë juridike. Se çfarë do të ndodh pas 25 prillit, nuk dihet. Ka paqartësi. Pjesa gri është aq e madhe, sa mund të përcaktojë votën dhe qeverinë në Shqipëri. Ndaj ndodh e gjithë kjo. Ata bindin me këtë marrëveshje elektoratin e tyre. Strategji mund të bësh nga mëngjesi në darkë, por duhet të firmosësh në fund. Ata e kanë vendosur vetë, është një marrëdhënie e vendosur mes palëve. Të gjithë programet të përbashkëta i kanë. Rama po përdor edhe gjuhën në këtë fushatë dhe për këtë nuk e ka problem. Ndërkohë që është ashpërsuar dhe gjuha e Metës. Po ashtu edhe Kryemadhi sot. Ajo që dua unë t’i kushtohet vëmendje është pjesa gri. Ata duhet t’i referohet kësaj pjesë. Ata nuk duhet të jenë indiferent, pasi vendoset vazhdimi me Ramën për mandatin e tretë apo ardhja e Bashës në pushtet.”, -pohoi gazetarja.

Duke u ndalur tek vaksinimi, Xhunga tha se me këtë çështje nuk po bëhet propagandë.

“Që vaksinat janë reale kjo nuk është propagandë. S’më shqetëson nëse po i pret apo jo Rama tek dera e avionit, por më shqetëson nëse do të vijnë apo jo në kohë apo do të vaksinohen të gjithë shqiptarët. E vetmja gjë që mund të qetësojë gjendjen, është hapja e turizmit në verë”, -tha ajo.