
Postuar: 11/09/2019 - 09:56
Një 38-vjeçar është arrestuar, pasi akuzohet se kërcënoi për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe të shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë, tokë bujqësore.
Mallakastër/ Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mallakastër, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.O, 38 vjeç, banues në Ballsh.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka kanosur për shkak të detyrës punonjësit e policisë dhe punonjësit e shërbimit përmbarimor për mos ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Apelit Vlorë për një pronë (tokë bujqësore).
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Kanosja për shkak të detyrës" dhe "Pengime për ekzekutimin e vendimeve të Gjykatës".
/Agjensia e Lajmeve Sot News/