BREAKING NEWS

Covid 23, 110 milionë të vdekur, bota në kaos, diktaturë ushtarake, ekonomi e shkatërruar pa jetë sociale, Songbird filmi i fundit

Covid 23, 110 milionë të vdekur, bota në kaos, diktaturë
x

Aktualitet

Kërcënoi se do vrasë veten me kallash pas sherrit me njerëzit e gruas, ja çfarë ndodhi me 31-vjeçarin

Kërcënoi se do vrasë veten me kallash pas sherrit me

31-vjeçari që kërcënoi se do të vrasë veten me armë automatike, në oborrin e shtëpisë së vjehrrit të tij është dorëzuar në polici.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit, ku pasi i riu Elton Meta bëri sherr me njerëzit e gruas së tij, në shtëpinë e tyre nxori një armë kallashnikov duke kërcënuar se do të vetëvritet.

31 vjeçari ishte i martuar prej vitesh me vajzën e shtëpisë, me të cilën ka dhe një vajzë. Sherri mes tyre ka nisur pas një konflikti për motive të dobëta ende të pazbardhura specifikisht.

Pasi i riu ka nxjerrë armën duke kërcënuar vetëvrasje, familjarët janë evakuuar. Në oborrin e shtëpisë së tyre qëndronte vetëm dhëndri me një kallash në dorë të drejtuar nga vetja.