BREAKING NEWS

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së Shëndetësisë, zbardhet shifra: Ja sa të infektuar me koronavirus u shënuan ditën e sotme

Publikohet përditësimi më i fundit i Ministrisë së
x

Aktualitet

Kërcet arma/ Një i vrarë dhe dy të plagosur. Zbardhin detajet

Kërcet arma/ Një i vrarë dhe dy të plagosur. Zbardhin

Një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë zjarri sot rreth orës 11:27 në Tregun e Gjelbër, në Mitrovicë. Lajmi është konfirmuar për mediat në Kosovë nga zëdhënësi i Policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Rreth orës 11:27, policia në Mitrovicë është njoftuar për një rast në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë ku është përdorur arma e zjarrit. Autoritetet policore i janë përgjigjur menjëherë rastit dhe kanë shkuar në vendin e ngjarjes.

Policia ka kuptuar se një person mashkull kosovar, ka shtënë në drejtim të tre personave, të cilët janë të plagosur. Ata janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Gjithashtu edhe i dyshuari është i lënduar. Ai është arrestuar nga autoritetet policore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, ka thënë Zahiti. Ai konfirmoi se njëri nga të plagosurit ka ndërruar jetë.