BREAKING NEWS

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/ Zbulohet data e përfundimit të hetimeve për shkarkimin e Metës, ja kur përfundon puna e Komisionit Hetimor

PS vijon “luftën”, Presidenti drejt 'fundosjes'/
x

Aktualitet

Kërkesa e fortë e ish-ministrit të Shëndetësisë: Komiteti në Shqipëri të lajmërojë OBSH-në për këtë përfundim të frikshëm

Kërkesa e fortë e ish-ministrit të Shëndetësisë:

Tritan Shehu, ish-ministër i Shëndetësisë u befasua nga deklarata e sotme e Ministrisë së Shëndetësisë, ku thuhej se një person në vendin tonë është infektuar për herë të dytë me koronavirus.

“Nuk ka asnjë konfirmim ndërkombëtar zyrtar që të mbështesë idenë e riinfektimit të atyre që e kanë pasur më parë Covid-19. Ka pasur të tilla raste në Japoni dhe SHBA, por pas një hetimi të gjerë imunologjik dhe gjenetik u arrit në përfundimin se nuk ishte riinfektim, por mbeturina të virusit te këta persona. PCR-ja nuk identifikon virusin vetë, por ADN-në dhe proteinat e virusit. Ose kemi të bëjmë me gabime në ekzaminimin me PCR, ose pozitivitet fals, siç quhet. Kjo është e mundshme gjerësisht në vendin tonë, ku punohet vetëm me një laborator”, theksoi Shehu.

“Njoftime të tilla janë të papërgjegjshme dhe unike në botë, sepse nëse vërtetohen këto gjëra, atëherë vihet në dyshim e gjithë strategjia botërore e luftës kundër virusit dhe puna që po bëhet për përgatitjen e vaksinës. Pra, unë do të kërkoja që Komiteti të argumentojë se si dolën në këtë përfundim, të lajmërojnë OBSH-në për këtë përfundim të frikshëm dhe të publikojnë këtë rast me dosjen e plotë në revistat shkencore”, shtoi Shehu për A2.