BREAKING NEWS

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron jetë e mitura

Banesa në Gjirokastër u përfshi nga flakët, ndërron
x
BREAKING NEWS

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora: Asgjë nuk mund të na ndalojë

E veshur kuq e zi, ambasadorja e SHBA jep mesazhin e FUQISHËM nga Vlora:
x
BREAKING NEWS

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush ndërmerr rreziqe të mëdha, dëshmitë e para

Varianti Omicron, "simptoma të pazakonta", si ta njohim dhe kush
x
BREAKING NEWS

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin, paralajmëron momentin e shumëpritur nga shqiptarët: Është koha që kërkon shpagimin moral ndaj gjithkujt që...

“Më në fund”, Spartak Ngjela del me mesazhin,
x
BREAKING NEWS

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet emocionuese dhe jep mesazhin e FUQISHËM

“Isha atje edhe unë”, Kreshnik Spahiu publikon pamjet
x
BREAKING NEWS

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej drejt Tiranës, reagon Policia

Aksidenti në Rinas/ Humb jetën pacientja që po transportohej
x
BREAKING NEWS

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i njohur plas ‘bombën’ për Presidentin: Ja si Ilir Meta vidhte lekët me thasë!

“I kam parë me sy vetë disa herë”/ Ish-ambasadori i
x
BREAKING NEWS

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër kthesë, kamerat e sigurisë rrëzojnë truprojën dhe zbulojnë të vërtetën, hidhet dritë mbi atë çfarë ndodhi në orët e vona

Aksidenti me eskortën e Berishës/ Ngjarja merr një tjetër
x

Aktualitet

“Kërko falje se i ke sharë me libër shpie”, plas keq sherri mes dy trajnerëve shqiptarë: Plaku bahet si fëmija thonë, se ke edhe moshë! (REPLIKAT)

“Kërko falje se i ke sharë me libër shpie”, plas keq

Dy ditë më parë trajnerë dhe boksier në Pallatin e Sportit në Shkodër u përfshinë në një sherr, ku u desh edhe ndërhyrja e policisë.

Gjithçka nisi pas duelit mes Alban Beqirit të Tiranës dhe Arjon Kajoshit të Vllaznisë, tifozë e boksierë të të dy ekipeve kane zbritur në parket duke u konfliktuar fizikisht.

Beteja e ringut u harrua dhe grushtet dhe sharjet ia lanë vendin përplasje të forta të trajnerit të Tiranës, Sead Bushati trajneri i Tiranës dhe Zef Gjoni trajneri historik i Vllaznisë u përballën sot në studion e “Breaking” në lidhje me këtë incident të rëndë.

Zef Gjoni nga ana e tij fajësoi Bushatin se i kishte ofenduar tifozët dhe ndaj ata reaguan. Madje ai theksoi se Bushati duhet të kërkonte falje për sharjen e tifozëve. “Edhe ne na kanë sharë na kanë vendosur armën në Tiranë, na kanë thyer autobusin, por nuk kam reaguar ndaj tifozëve”, tha Gjoni. Por Bushati iu kundërpërgjigj duke fajësuar Gjonin për situatën e krijuar, duke akuzuar se pati presione në vendimin e gjyqtarëve që shpalli fitues boksierin e Vllaznisë.

Debati mes dy trajnerëve:

Gjoni: Gjyqtarisë nuk i bën presion, nuk i kthen vendimin, ka ardhur nga tre gjyqtarët. Nuk e kthen vendimin

Bushati: Po nën presion anash merren vendimet.

Gjoni: Ai ka ardhur te unë, i thashë se ça bëhet këtu

Bushati: Albani një sjellje të tillë dhe presioni i shkaktuar. Të thashë ato janë shokë dhe nuk mund të krijojnë presion.

Gjoni: Të kam thënë se ik nuk është momenti, shko në punën tënde.

Bushati: Të kam respektuar profesor.

Gjoni: E ke mbyllur këtë punë. Aty ring kur i është çuar, dora Kajoshit e ka përqafuar dhe e ka pranuar vendimin. Ai është shembullor si sportist. A e pranoi humbjen ai se është shembullor.

Bushati: Normal që e përqafon se janë njerëz sportistë, janë si vellezër janë ndeshur disa herë. Këto janë lojërat që bëni ju.

Gjoni: Njerëzit ishin ulur tapet, e i kam thënë shkoni se nuk ka asht moment që të diskutojmë dhe të krijojmë tensione mes tifozëve. Shko në punën tënde, se kam probleme. Beqiri dhe Kajoshi u përqafuan dhe kishte Fair Play. Ne jena 24 herë kampion dhe punojmë ne, por edhe Tirana ka . Katër boksiera nga Kosova, ti ke marrë nga kampionin e Durrësit. Çdo boksier që flet shqip ka të drejtë me marrë pjesë në kampionatin shqiptar. E ka në rregullore Federata. Edhe ky ka kërkuar nga Kosova dhe nuk ka dashur të vijnë. Ke nevojë me gjet një psikolog me i ndenjur afër. Nëse do pamjet t’i jap unë. Ato janë të tuajat. Për 10 ditë ke nevojë me pasë.

Bushati: Plaku bahet si fëmija, thonë se ke edhe moshë.

Gjoni: Edhe 10 vjet nuk bahem në atë gjendje. Ti duhet t’i kërkosh falje publikut në Shkodër, e familjarëve të Kajoshit.

Bushati: Atë do ta sqaroj unë. Iku koha me vagabonndazh këtë boks, lëri të bëhet boksi.

Gjoni: Shihni pamjet kur ti shkon dhe shan tifozerinë.

Bushati: Bashkë me kolegun  Renato Kurti, e me Enton Kikri. Momentin që u momenti i Alban Beqirit me presionin që iu bë. Thamë pas konsultime që a mund të vazhdojmë kampionati me një presion të tillë, vendosem që kampionati të ndërpritet. Unë marrë çantën e bluzën me u qetësua. Në atë moment u ofendova rëndë. Në momentin kur shkova, u godita direkt.

Gjoni: Ke shkuar e i ke sharë.

Bushati: A e pe atë momentin që më sulmojnë pas shpine. Vijnë edhe me armë. Ty të pëlqen kjo lloj pamje.

Gjoni: Ore djalë ti nuk je mirë. I ke sharë me rob shpie.

Bushati: Ti nuk i le me u afrua të palestra, e kanë biseduar...

Gjoni: Kë nuk lë me hy?

Bushati: Më dhimbset Shkodra për këtë.

Gjoni: Kujt ia kam mbyllur Palestrën. Ik shko merru me psikolog, nuk je i qetë, qetësohu për 10 ditë.

Sead Bushati: Jo këta halabakët mbas shpine më sulmojnë. Sokol Buliqi dhe Emiljano Çekiçi që i mbajtët duart dhe armët. Nelson Hysën që më dolën në mbrojtje. I falendëroj se më kanë ruajtur.