BREAKING NEWS

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në Kombinat: Të thellohet hetimi!

Vetëflijimi, ekspertët ngrenë alarmin pas ngjarjes në
x

Aktualitet

Kërkohej në SHBA, arrestohet 50-vjeçari nga Shkodra i shpallur në kërkim ndërkombëtar (EMRI)

Kërkohej në SHBA, arrestohet 50-vjeçari nga Shkodra i shpallur

Policia e Shtetit njofton se ka arrestuar një shtetas në Shkodër, të quajtur Arben Bregu 50 vjeç, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Bregu akuzohet se në vitin 2013 ka vrarë një person në Florida të SHBA-ve, ndërsa pas ngjarjes i ka ikur drejtësisë. Ai pritet të ekstradohet në Amerikë.

Njoftimi i Policisë së Shtetit:

Shkodër

Vijojnë operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar. Një tjetër person i kërkuar nga SHBA-ja bie në prangat e Policisë.

Kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimi drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, 50-vjeçari i dënuar për veprën penale “Vrasja”.

Operacioni nga DVP Shkodër, në bashkëpunim me Shërbimin Diplomatik të Sigurisë (DSS) Njësinë Speciale Policore “Joint Shield”  dhe Interpol Tirana

Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, në Shkodër, u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim ndërkombëtar Arben Bregu, 50 vjeç, banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2016, Gjykata e Katërt Gjyqësore në Duval, Florida e ka shpallur fajtor për vrasjen e një personi.

Ky shtetas, në qershor 2013, në qytetin Duval, Florida, jashtë një restoranti, ka qëlluar disa herë me armë zjarri një shtetas, pas një konflikti mes tyre.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Ambasadën Amerikane dhe Interpol Uashington po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt shteteve të Bashkuara të Amerikës.